Promocion me skonto apo me probabilitet?

Dan Ariely, autori i librit “Predictably Irrational” (qe ju a rekomandoj nese jeni te interesuar ne ekonomine sociale), kishte nje artikull ne blogun e tij ku po bente studime per te pare nese shitjet e nje produkti do te jene me te larta nese jepet me 10% skonto, apo nese konsumatori do te kete 10% shanc per ta marre produktin falas?!

Pra, ose do i ulesh cmimin 10% produktit per cdo konsumator, ose do mbash cmimin origjinal por do i besh te ditur konsumatorit qe 1 ne cdo 10 bleres do te kete shancin (probabilitetin statistikor) per ta marre produktin falas.  Ne nje menyre e kthen skonton ne nje “loje fati.”   Sipas vezhgimeve ne laborator, “loja e fatit” po jep rezultate me te larta, por ky eksperiment nuk eshte provuar ne treg ku ndikojne edhe faktore te tjere.

Ky studim me duket teper interesant dhe them se ne nje te ardhme te shkurter do shohim biznese qe do perdorin kete menyre nxitje te konsumatorit per te blere.   Te kisha nje biznes shitje me pakice do ta ekzekutoja menjehere nje promocion cmimi te tille.



2 Responses (Add Your Comment)

  1. Ideja e probabilitetit duket interesante por ne shume raste mund dhe te duket si manipuluese nga ana e kompanise, ndersa zbritja prej 10% per te gjithe konsumatoret duket te jete me e kapshme.

  2. Besart, sa me shume e mendoj kete punen e probabilitetit, aq me problematik me duket. Dikush ne nje faqje tjeter shtroi situaten ku klienti merr produktin, dhe momentin qe i kerkohet te paguaj (pra kur nuk eshte nr 10), e kthen.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.