Pse Google+ nuk ja vlen (..per momentin)…

…sepse miqte e te afermit e tu, s’kane piken e interesit ta perdorin.

Po mundohem shume ta pelqej.  Sinqerisht.  Shkruaj here pas here ndonje “status.”  Shtoj linke te ndryshme artikujsh kur me bie rasti. Madje marr pjese edhe ne ndonje diskutim, por per dreq nuk po me ngjit.    E kam te qarte qe do me quajne miop, ..njeri pa vizion ( …etj etj), por s’kam c’ti bej.  S’po me ngjit qe s’po me ngjit!

Te gjithe “geek-et” (kompjuterdashesit e programuesit) i jane versulur G+ me te njejtin afsh e zell qe iu versulen edhe Google Wave (bej nje kerkim ne Google te tipit “Google Wave will change the world” edhe shiko sa artikuj do dalin).    Te tjeret i jane sulur vetem thjesht per ate iden qe kjo mund te jete e ardhmja e komunikimit, dhe duan te thone qe ishin atje kur u hap.  Fakti eshte qe nga aspekti i perdoruesit te thjeshte, shume nga “features” nuk jane akoma gati per perdorim te gjere, ..bile mund te them qe ndoshta nuk jane dhe aq praktike.

Ja per shembull “Circles”:  Circles jane pak a shume grupime qe i ben “miqve” te cilet ke ne listen e G+.    Ideja eshte qe mund te krijosh grupe te ndryshme (Miqte, Te afermit, Shoqeria, Puna …etj) edhe kur shkruan dicka ne status, statusi u dergohet vetem grupeve qe ke caktuar ta shohin.   Nga ana teorike eshte shume e vlefshme, sepse jo gjithmone mund te besh dicka publike per te gjithe (kjo eshte nje mangesi e Facebook apo Twitter).  Nga ana praktike, Google shpreson se perdoruesi do te jete aq i organizuar apo i ngeshem qe te ndaje friends/miqte ne grupe e te komunikoj me cdo grup individualisht.   Une s’mbaj dot luget e pirunet te organizuara, e jo me “miqte” qe kam neper Facebook-ra e Google Plus-ra.

Sidoqofte, me kalimin e kohes do detyrohemi me hir apo me pahir te perdorim G+ sepse Google po e perdor per te mbeshtjellur te gjitha aplikacionet e saj (Gmail, Picassa, Google Docs ..etj) me kete petk te ri.   Sigurisht, edhe sherbimi i G+ do permiresohet.  Por per momentin (te pakten per mua) G+ nuk ofron asgje te nevojshme te cilen nuk e gjej ne sherbime apo programe te tjera ne internet.

…ndoshta do ja vlej pas nja 1-2 vjetesh.

p.s: ..arsyjeja e dyte pse s’ja vlen, eshte se s’ka kokrren e femres.  😛



4 Responses (Add Your Comment)

  1. Per kete arsyen me me rendesi -> http://mashable.com/2011/07/14/google-plus-male/

    Projekti “Plus” i Googles eshte me teper strategji per te mbrojtur poziten ekzistuese, sesa strategji zgjeruese. Edhe nga vete Google jane te vetedijshem se nuk mund te behen si Facebook, por si duket kane ne plan te bejne nje lloj platforme ku do te integrohen te gjitha sherbimet ne nje vend, dhe me kete, te behet me i lehte krijimi i identitetit virtual te robve.
    Kam pershtypjen se G do te behet shume me shume se c’eshte ne vete Linkedin, Twitter, Foursquare, Facebook…

  2. Nese nuk u kuptuam, G+ do te jete me Linkedin se vet Linkedini, me Foursquare se vet Foursquari, se Twitteri, se FB…

  3. Une e shof G+ sic eshte nje Operating System ku permbledh te gjitha “apps” te Google. E kuptoj strategjin e Google ..dhe jam i sigurt (sic thash me siper qe “me hir a me pahir do e perdorim te gjithe). Thjesht po them qe per momentin eshte vetem “hype” …pasi t’piqet pak do jete me i pertypshem.

    Jam dakort me ty qe eshte nje hap i nevojshem per Google (si dhe investoret e Google sepse 70% e te ardhurave vijne nga “search” dhe kerkimi nuk do jete i qendrueshem per nje te ardhme afatgjate.

  4. Nuk ju kuptoj ne arsyetim. Nese nuk ju pelqen thuajeni nuk jeni te vetmit… 😛

    mbreti3gut, sa per linkun qe ke vene une po bej avokatin e djallit dhe po pergjigjem me kete:
    https://plus.google.com/117388252776312694644/posts/PhNChsw1wQz

    Une per vete po tentoj nje menyre tjeter approach-ing te ketij rrjeti te ri social.

    Po bej miq edhe persona qe nuk njoh, por qe kane pak a shume te njejtat interesa me mua. I shikoj per nje periudhe kohore dhe nese shikoj qe ja vlen ti ndjekesh i mbaj ne circles ndryshe jo…

    Nese do doja nje eksperience si Facebook (te pres te vijne miqte qe kam aty) do qendroja aty nuk do levizja.

    Personalisht Facebook nuk me pelqen (ndoshta eshte faji im, kam pranuar miqesi nga te gjithe dhe nuk i kam grupuar/listuar si duhet, duke hezituar ne perdorimin me vone te tij sipas qejfit tim..) Gje qe po e ndryshoj me Google+.

    Per te thene ate qe eshte, Stream i Facebook tim ishte/eshte i merzitshem… po, jane ata 15 – 20 miq qe i lexoj me interes dhe kam shkembim mendimesh me ta, por kaq… pjesa tjeter e stream tim eshte e merzitshme, (Per kete arsye Facebook futi lojrat, pike se pari per te fituar, por shtysa qe beri te funksionojne lojrat ishte pikerisht se anetaret po merziteshin, donin aktivitet) Duke pare qe nder-aktiviteti i statuseve/perdoruesve ishte i merzitshem…

    Momentalisht Google+ nuk i ka keto lojra ndoshta ne te ardhmen do i integrojne dhe ata (leku eshte i embel) por, shpresoj qe Google te kete nxjerre mesim nga menyra se si zhvilluesit e lojrave abuzuan tek Facebook me menyren e paorganizuar, invazivitetin ndaj privacyt te anetareve te thjeshte dhe te gjeje nje menyre te pranueshme te re per Google+…

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.