“Qellove si kalamajt o Mane!”

google_youtube.jpgGoogle pagoi per YouTube nja 1.5 miljard dollare. …marshallah!! (Po deshi njeri me ble konsumerizem101, e shes per 150$ …marshallah!!)

Nejse, ti kthehem temes.  Kohet e fundit, YouTube po ha padi nga te kater anet per mos-respektim te copyrights.  Viacom ka kerkuar qe te hiqet cdo emision i kesaj kompanie nga faqet e YouTube.  Plus edhe ato rastet e fundit me Iranin e Turqine.  Sidoqofte, ngaqe jane marr t’gjith me anen sensacionale te ketyre lajmeve, do trajtoj nje teme tjeter: cfare vlere ka YouTube nga ana e reklamimit?

YouTube, ka te ardhura vjetore prej 15 miljon dollare (bej llogarine: …hmmmm 15 miljon kamjona, nda per 1.5 miljard bataljona, bojn 100 partizona,) pra Google ka pagu 100 here me shume se te ardhurat vjetore te YouTube.  Problemi eshte, si do i bej paret Google?

As Google nuk e di si do bej pare me YouTube.   Per shembull, News Corp. bleu MySpace, por ka filluar ta perdori ekskuzivisht per te reklamuar produktet e tjera te saj, si reklamat e shumta te filmit 300 (qe s’me pelqeu fare si film ..po nejse, teme tjeter.)  Reklamat ne faqet e YouTube, per mendimin tim s’kan kuptim fare …se materialet e videove jane shume here me te terheqes se gjerat e tjera ne faqe.  Une, psh, s’e kam iden fare se si eshte organizuar pjesa e siperme e faqes, sepse sa hapet leviz shpejt per ne qender ku ndodhet edhe video.

Reklamim i mundshem mund te jete krijimi i mini-filmave, si ato te BMVs dhe Mini-Cooper, qe jane me seriale (..dhe qe une i ndjek vazhdimisht :$ )



One Response (Add Your Comment)

  1. tani qe po lexoja se si do ja dali google me erdhi ne mend ajo shprehja
    ;mos i qaj hallin kalosit se i varen kembet.;

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.