Reklama me e gjate e jetes time!

Dje iu shkrep nje shoqes time te shkonim ne kinema te shihnim filmin e ri “Le Diable en Prada” (Djalli vesh Prada) me aktoren e njohur Merill Strip. Filmi ishte nga ata filmat boze, histori dashurije ..vajza gjen pune, perqendrohet ne vetvehte, humbet fokusin ne gjerat me te rendesishme per te, edhe me vone kujtohet qe puna nuk eshte gjeja me e rendesishme ne bote.

Sidoqofte, qe ne minutat e para te filmit, u duk qarte qe filmi ishte krijuar per nje arsyje te vetme: te ngrej profilin e markave te tipit Prada, Gucci, Versace ..D&G. Majde gjate gjithe filmit po mendoja me vete sa mund te kete paguar D&G per paraqitjen e logos se tyre, ose Calvin Klein, te cilit iu permend emri nja 6 here. Cdo here qe degjoja ne film: “Me duhen 20 funde Calvin Klein!” …me mendjen time beja tingullin e monedhave qe bien nga nje makine kazinoje “kacing, ..kacing!”

Ka kohe qe ka filluar stili i ri i reklamimit. Marketeret e kane kuptuar qe bleresit kane fituar imunitet ndaj reklamave tradicionale qe shfaqen gjate ciglave publicitare. Si rrjedhim, kane filluar te krijojne filma, dokumentare e emisione mbi produktet e tyre, por ne nje menyre e cila nuk duket shume intrusive. Per shembull, seriali Sex and the City shpesh here fton firma te ndryshme te reklamojne produktet e tyre duke e bere produktin qender te nje serie. Rasti me i famshem eshte Absolute Vodka, e cila ishte tema kryesore e njeres prej serive ku nje nga personazhet kryesore bie ne dashuri me djalin qe ndodhet ne reklamen e Absolute Vodka. Pa kuptuar, telespektatoret, gjate 1 ore behen pjese e diskutimeve te vazhdueshme rreth reklames se vodkes Absolute.

Po mire, te gjithe filmat reklamojne produkte? Po, te gjthe filmat reklamojne produkte! Dikush mund te pyes, po mire, po filma si puna e Piratet e Karaibeve, si mund te reklamojne produkte, kur ne kohen te cilen zhvillohet ngjarja nuk ka marka? Ne radhe te pare, Piratet e Karaibeve eshte bere nga kompania Disney e cila ka nje loje ne parqet qe manaxhon e cila quhet Pirate e Karaibeve. Gjithashtu, filma te tille shpesh bejne nje ko-promovim me firma te ndryshme ushqimore per femije ose per shembull ne rastin konkret me produktin Google Earth ne te cilin mund te vizitoje virtualisht ishullin e thesarit.

Realiteti eshte qe ne cdo emision e film ne nje menyre ose nje tjeter po mundohen te te shesin dicka, duke filluar qe nga produkte konkrete e deri tek dhurimi i nje shume te caktuar per te mbrojtur breshkat e ishujve Galapagos apo ndonje kafshe ne zhdukje. Keshtu qe sa here sheh nje emision mendo “c’duan te te shesin kete here!”

Blerje te mbare!

Gjergj Dollani
konsumerizem101.com



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.