Reklamat ne internet dhe nervat e mija kacurrel

E mban mend para disa vitesh kur shkarkonim programe specifikisht per te ndaluar “popup ads” (reklamat popup)?  Me kalimin e kohes, cdo browser filloi te perfshinte edhe opcione qe te lejonin keto lloj reklamash te bezdisshme.   Menduam se njehere e pergjithmone shpetuam.

Zhvillimi i internetit dhe teknologjite e fundit kane bere te mundur qe ato popup te cilat i urrenim te na duken parajse!  Mendo sa here te ka ndodhur qe shkon ne nje faqje interneti dhe pernjehere nga artopolantet e kompjuterit shperthen nje ze reklamues i cili flet per nje vaj gatimi absolutisht te magjishem qe do zgjidhi te gjitha problemet e skuqjes se vezes.   Kerkon lart e poshte faqes per te pare se cila reklame eshte me ze, e ku te shtypesh qe ta ndalosh  …por jo!  Si rrjedhim detyrohesh te ulesh zerin e kompjuterit ose te dalesh fare nga faqja.

Ok, ketyre me volum i gjehet dermani. Po c’ti besh atyre me flash qe bllokojne komplet faqjen e per nje periudhe nga 5 deri ne 30 sekonda (varet nga niveli i masokizmit qe mund te perballosh) nuk sheh dot artikullin qe po lexon?

Kam nje reklame nga kompjuterit HP ketu perpara (qe mi beri nervat kacurrel), e cila flet per modelin e fundit te kompjuterit qe jo vetem te lejon te hysh ne internet, por te qeth edhe floket e te pret edhe thojnte!  S’po di si dreqin ta mbyll a ta heq.

O00 HP, po m’le mer burr i dheut t’lexoj kush celebrity duket me e vjeter se sa c’ka moshen!  Po desha kompjuter me teknologjin e fundit, vi ke hp.com.  Tashi qe m’cave tr***n, e s’me le me lexu celebrity gossip, do shkoj ke apple.com!



2 Responses (Add Your Comment)

  1. Ti mire ti me HP (mua HP me cau koken ne menyra me konvencionale dhe te jashtme) por c’t’i besh kur ato reklamat jane me ulerima dhe te shoqeruara nga nje reklame e tere qe te bllokon faqen e s’di ku ta mbyllesh per goca single dhe hot qe jetojne afer me lagjen tate…aty si me ia bo!

  2. Eshte nje addon per chrome i quajtur AdBlock, duhet te jete edhe per firefox. Kam harruar kur kam pare per here te fundit nje reklame. Ndalon cdo lloje te reklame qe nga adsense, ato me ze qe thua ti deri tek reklamat ne videot e youtube. Provo, ndoshta zgjidh dhe problemin tend 🙂

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.