Reklame: Birra Tirana

C’mendoni per reklamat e produkteve Shqiptare qe shfaqen ne Shqiperi, por duket haptazi qe jane bere jashte shtetit? …shikoni kete reklame te Birra Tirana.



14 Responses (Add Your Comment)

  1. Pervec se aktoret jane te huaj dhe dublimi eshte pak i keq “Edhe ni tjeter” ajo qe skuptoj eshte lidhja midis dasmes dhe birres. Besoj se targeti i birres tirana duhet te jene te rinjte (se ato konsumojne goxha lokaleve) si edhe ambjentet deri diku familjare. Dasmen dhe birren tirana bashke sikur nuk i shoh dot. Krijohet nje kontrast i cuditshem pastaj midis ngjyrave te lehta te dasmes dhe jeshiles se forte te birres. Mua me duket si pershtatje e “shtyre” e motos “per momentet e perjetshme…”.

  2. Pastaj edhe dicka tjeter, te pakten ate fjaline ne fund (vioce-over) te gjenin nje shqiptar ta thoshte sepse aksenti grek sikur si shijon shume shumices se shqiptareve :D!

  3. kjo nusja s’leviz gojen fare po digjohet mire “edhe ni tjeter.” nuk e indizoshin dot ne shqipri kete reklamen keta?

  4. shume kot, sme pelqeu fare

  5. Hej, gjysma e te keqes…. eshte me e mire se ato reklamat e fillimviteve ’90-te qe ishin te xhiruara per prodhime te huaja dhe thjesht me dublim zeri (ju kujtohet cokollata Kiss?). Do thoni ju qe eshte viti 2006, he de se s’kane kaluar edhe aq shume vite 🙁

  6. Po ti duro o burr i dheut se do t’vej t’shofesh reklamat e tanishme ..edhe jo vetem qe jane dublim skandaloz i reklamava Greke, por edhe paketimi eshte krejtesisht ne Greqisht. Produkti shkrun me germa te medha HPA, e ne reklame i referohen me IRA.

    Ne cdo shtet te zhvilluar te botes ndalohet shitja e produktit nese nuk permban gjuhen vendase, kurse per produktet Greke ne Shqiperi, as s’e can koken njeri sikur t’vej nje miniparagraf per ate minoritet te popullsis Shqiptare qe s’di Greqisht (m’duket se kemi ngel nja 10% gjithsej.)

    Problemi i paketimit ne gjuhen vendase nuk ka fare te bej me patriotizem apo kokderrizem, por ka te bej me mundesine per te lexuar se cfare alergjenesh permban produkti. Pra per te mos ven ne rrezik jeten e njerzve.

    KU JANE KETA GRUPET PER MBROJTJEN E KONSUMATORIT??

  7. Kjo reklame i eshte drejtuar tregut shqiptar dhe out fare une nuk mund ta quaj, pasi si cdo kompani tjeter dhe kjo ka si objektiv primar rritjen e vellimit te shitjes, cka nenkupton fitime sa me te larta, keshtu qe per te stimuluar tek kosmatori blerje me te larta mendoj se ka dashur te bej nje lidhje midis produktit te vet dhe nje evenimenti sic jane dasmat, te cilat ne Shqiperi ndodhin me shumice dhe duke patur parasysh se neper dasmat shqiptare konsumohet me shume birre se vere dhe ju e dini shume mire qe shqiptaret neper dasma jo thjesht konsumojne birre por dehen. Pra tregu shqiptar i dasmave mendoj se eshte targeti qe i drejtohet kjo reklame duke kerkuar qe ne mendjen e konsumatorit ta pozionoje birren Tirana si produkt konsumi numer 1 neper dasma (gjithmone persa i perket pijeve alkolike)
    Motoja “Edhe nje tjeter ” mua personalisht me pelqen, stimulon konsum me te madh, pervec kesaj e lidh me situate per te hequr stresin (kur dhendrri pret nusen), e lidh me situaten per te kosnumuar pikerisht birren Tirana kur je ne shoqerine e miqve (momenti kur nusja bashkebisedon me shoqet e veta) dhe mbi te gjitha produkt qe konsumohet neper evenimente te medha e te gezueshme sikurse jane dasmat.
    Sa per ngjyren jeshile per vet faktin qe eshte ngjyra e ambalazhit te prooduktit duhet ta fuste ne reklame, ok jo aq shume dhe ketu edhe une mendoj se e kane ekzagjeruar paksa.
    Zeri ne fund ne reklame eshte i Ledjonit te Top Select, cioe pa merak se eshte puro shqiptar.
    Ne total une e vleresoj si nje reklame te mire dhe deri diku e arrire.

  8. lidhja e birres me dasmen eshte se te gjitha dasmat neper katune u benin me birre tirana gjys litershe dhe po te shofesh ato po reklamojne shishet e medha.
    ndersa shishet 33-she, qe i drejtohen rinise, reklamohen me party ne shtepi.
    une nuk shoh asgje shqetesuese. e vetmja gje qe sme pelqen eshte zgjerimi i linjes me ato ambalazhet plastike 1.5l

  9. Dakort, persa i perket mesazhit te reklames, nuk kam gje kundra. Ne fund te fundit, me sa di eshte ideuar nga nje regjizor Maqedonas qe ka fituar disa cmime filmi. Ajo qe me intereson eshte efekti qe ka mbi bleresit nje reklame qe duket qe eshte krijuar diku tjeter (jashte Shqiperise) dhe u “shitet” publikut shqipetar si nje situate e jetes se tyre te perditshme. Mua kjo reklame nuk me duket e besueshme.

  10. A.R. zeri ne fund nuk ngjan fare si shqip, ngjan sikur fjalia eshte thene nga nje grek mbas nje trajnimi te gjate. Nqs dhe une dhe dy te tjere e mendojme kete dmth qe ka nje problem. Une vdes per birren tirana po nqs konsumatori ka kete impakt me produktin (pra mbas 1 reklame nga aktore greke dhe voice-over i duket greqisht) – reklama ka nje problem.

    Gjithashtu e perseris qe konsumimi i birres neper dasma ne krahasim me konsumimin e birres ne pergjithesi eshte sh i vogel. Pra reklama ndoshta do arrij te qelloje zemrat e atyre qe jane duke u martuar ose planifikojne nje martese shpejt po kjo per mua nuk e justifikon harxhimin e ideimit dhe krijimit te nje reklame (qe per te qene i sinqerte mua s’me pelqeu fare dhe s’shoh ndonje aftesi regjizoriale… po ky eshte mendimi im pa pike eksperience praktike ne fushen e reklamimit kshu qe….)

  11. Edhe une mendoj si A.R qe lidhja me dasmen eshte nga konsumi i madh i birres neper keto evente.
    Madje duke i dhene dhe imazhin e nje dasme luksi, mendoj se kane dashur t’i ngrene imazhin ne nje fare menyre per perdorim ne dasma edhe nga ky target me te ardhura te larta.

    Sa per pershtatjen, duket qe eshte nje kercitje e madhe aq sa e ben reklamen teper te merzitshme, duke mos dhene asnje efekt.

  12. Shikuesi duhet te ndihet komod ne ato qe sheh.
    Ne Shqiperi ka te majmur ose te varfer, dhe shume pak shterese te mesme. Une per vete kam pare edhe dasma te pasurish por asnje nuk eshte bere si kjo ketu. Kush ka leke per dasem, absolutisht nuk blen birra. Dasma ne reklame nuk tregon asnje tradite Shqiptare(just married me kanoce ne makine???), dhe dihet se sa te lidhur me traditen jane Shqiptaret. Duket sheshit qe eshte bere jashte, dhe besoj se zeri i Ledjonit i eshte vene persiper ngaqe folesi i meparshem tingellonte edhe me cuditshem se protagonistet, meqe kishte detyren te thoshte 1 fjali me shume se ta.
    Shkurt: Nuk ngjit, dhe nuk ka per te ngjitur as ke target market per te cilen eshte bere.

  13. Shkurt shqip sakte e di ca i them une komentit te fundit :
    sfotim i papare 😀

    p.s. kush ka leke per dasem vertet nuk blen birra por e zgjedh menune qe do te serviret ne dasem dhe pse jo ne menu te perfshihet dhe birra Tirana

  14. Keto lloj reklamash me trishtojne fare… 🙁
    Birra Tirana duhet te gjeje vetveten se eshte ne krize identiteti. Vjen nga Tirana, apo vjen nga Amerika? Me mire te mos besh reklame fare sesa nje banalitet te tille qe s’mund t’a marresh seriozisht.

    Sa per te ndrequr pak shijen, mund te shikoni kete reklamen ketu: http://www.epica-awards.org/assets/epica/2006/finalists/films/flv/TVC-04-05327.html
    🙂

    p.s.: E di qe as vete nuk e flas shqipen te perkryer, por do te propozoja t’i shqiperonim ca fjale gjate perdorimit si p.sh.: target -> shenjester, apo aksent -> theks, etj. Kjo meqenese po flasim edhe per shqiperimin e reklamave. Pa te keq. 🙂

    Pershendetje

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.