Rendesia e Inovacionit

Inovacioni eshte celesi per te rritur kompetitivitetin e kompanive te vogla dhe te mesme perendimore dhe per ti drejtuar ato gjithmone e me shume drejt klientit.
Kompanite e medha multinazionale i kane kushtur gjithmone rendesi novacionit, duke e konsideruar si nje element shume te rendesishem per te realizur produkte sipas kerkesave te konsumatoreve.

Funksioni R&D (research and development) eshte pra esencial. Fructis (Garnier) e specializuar ne hair care, duke shfrytezuar divizionin e saj te R&D, krijoi linjen Fructis Style. Packaging reflekton vlerat e markes dhe ne gjerat me te vogla: jeshilja, ngjyre qe therret ne mendje natyren, eshte me e ndezur, tapa eshte jashtezakonisht glam dhe perberja e produktit i ofron te gjitheve mundesine te shprehin personalitetin pa demtuar floket, fale micro-cere te frutave qe ndodhen ne te gjitha produktet e linjes.

Inovacioni nuk duhet te konsiderohet thjesht sinonim i teknologjise, por si nje filozofi e kompanise per te zgjidhur kerkesat e konsumatoreve ne menyre te thjeshte dhe te shpejte.
Objektivi eshte per te permirsuar cilesine e jetes, ashtu si sintetizon thirrja e Philips “Sense and semplicity” , e cila eshte edhe ne bazen e realizimit te Flat TV Ambilight. Dizenjo e perdorur i jep televizorit nje bukuri magjepese qe intensifikohet me ndezjen e tij kur drita qe krijohet rreth ekranit ndryshon ne baze te asaj qe shikon. Risultati: figura arrin nje nivel cilesie akoma me te larte dhe syte qetesohen me shume.

Dizenjo eshte, pra, aq i rendesishme sa dhe perdorimet e produktit; princip qe Apple ka ditur te kombinoj mire me sloganin e saj “teknologjia duhet te jete e thjeshte per ate qe e perdor.” Dizenjo dhe thjeshtesia bene qe Apple te behet nje marke lider ne boten e IT, pas hyerjes ne treg te Machintosh. Novative dhe gjeniale eshte i-pod, i cili i dha nje shtytje perpara tregut te muzikes me i-tunes, tregut te mp3 online.
Nje tjeter kolos, qe ka ditur te kape rendesine e nje marketingu novativ ne sektorin e muzikes eshte dhe Rollin Stone, revista e rock ‘n roll e viteve 70, e fonduar nga Jann S. Wenner ne USA dhe tani e eksportuar dhe ne Kine.

Per te gjithe keto multinacionale marketingu nuk ka te beje vetem me reklamimin dhe shitjen, por me rendesine ne luajtjen e nje roli taktik dhe strategjik; ne qofte se dhe kompanite e vogla dhe te mesme do te dine te kuptojne rendesine e ketij faktori, atehere mund ta perballojne me me lehtesi te ardhemen.

Kreshnik Domi
konsumerizem101.com



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>