Rreth 360 grade!

Qellon nganjehere kur ndonje mik/mikeshe me kerkon ndonje mendim rreth ndonje fushate marketingu qe po ideojne ose per te cilen kane nevoj ndonje ide.  Une i them mendimin tim, dhe shpesh shoh fytyrat qe shtremberohen sikur sapo gelltiten nje luge leng limoni.  Shtremberimi vijohet me:  “O Gjergj, po kete ide qe m’dhe ti e mendosha edhe vet une, s’kisha nevoj te te pyesja ty — une pres ndonje koncept me te thelle prej teje!”

Per nje fare kohe po vrisja mendjen.  Mos valle idet e mija jane vertet aq te cekta, apo ndoshta thjesht po u jap nje pergjigje per hir te pergjigjes?  Perfundimisht, vertet idet e mija jane te thjeshta fare.  Nuk kane nuanca te thella me lidhjen emocionale apo ngacmimit e lobit prifrontal apo hemisferes se majte a te djathte te trurit te konsumatorit.  Jane ne fakt teper te thjeshta.  Ide te tipit “..urdhero shoku/shoqja blerese, provoje vet produktin edhe vendos vet!”    Mos prit fushate mbarkombetare, spektakulare me xixa buba.  Thjesht:  ky eshte produkti, urdheroje provoje vet, ..ja edhe ku mund ta gjesh po te pelqeu dhe je i/e enteresuar ta blesh!

E shikoj qe nuk po bindesh.  Me vetvete po thua: “..po jo o Gjergj, po s’bere buje ..po s’bera pak zhurme, nuk e mer vesh njeri produktin.” Jam dakort me ty, zhurma ka lezetin e vet.  PR-i i gjithi bazohet ne zhurme, prandaj edhe thuhet “cdo lloj reklamimi (per te mire apo per te keq) eshte gje e mire.”  Por, thelbi i cdo fushate efektive reklamimi eshte thjeshtesia e mesazhit.  Warren Buffet ka si parim qe nuk investon ne asnje biznes te cilit nuk i kupton modelin e biznesit.  I njejti parim eshte edhe me konsumatorin.  Po nuk qe mesazhi i thjeshte fare, mos prit qe konsumatori te angazhohet ne fushaten tende.

Shembull tipik:  Para nja 3 vjetesh, uji Burreto (keshtu m’duket se e kishte emrin) filloi ne Shqiperi nje fushate reklamimi te tipit “teaser” (ngacmues) ku vuri neper billborde te medha nje  thes me poshtshenimin “Hapet ne Korrik 05” (s’e mbaj mend fjal per fjale …po pak a shume ky ishte.)  Ok, fushatat e tipit “teaser” une i cilesoj si fushata me xixa-buba ..qe funksionojne si puna e karremit te peshkut ..qe terheq vemendjen edhe duke terhequr filispanjen e ngacmon peshkun te kafshoj.  Problemi eshte qe po nuk qe mesazhi i thjeshte, mos prit njeri te kafshoje!  Kjo ndodhi me Burreton.  Te gjithe pane thesin, nuk e kuptuan lidhjen me shishen e ujit, edhe kujtuan se do u ktheheshin parate e fajdeve.  “Do na e hapin thesin me para te vjedhura ne Korrik” degjoje pleqt qe thonin.    Kur erdhi Korriku, billborded e seris se dyte u vune, ku thesi ishte i hapur edhe tregonte shishen e ujit qe mbante te fshehur.    Pyetje: ..ku eshte Burreto sot?!

Sikur Burreto ti kishte mbajtur gjerat te thjeshta — te perqendrohej tek “core competencies” (si mund ti them ne shqip? Kompetencat baze?), ndoshta do kishte me shume perkrahje nga publiku.

Nejse, qe te kthehem aty ku fillova.  Jam i mendimit qe sa me i thjeshte e i drejtperdrejt mesazhi aq me sukses ka fushata.  Edhe ne marketeret, jemi vet konsumatore, edhe jemi te lodhur nga bombardimet e mesazheve te ndryshme cdo sekonde.  Jemi vazhdimisht te lodhur, prandaj kemi nevoj per mesazhe te thjeshta qe s’duan shume pune per t’u kuptuar.

..pra, ne mbyllje (per ata qe u thartohet fytyra kur jap mendime): mos prisni cirk ..une vetem gjera te thjeshta fare kam.  Po deshet xixa-buba, fishekzjarre, disko-balls ..pyesni ata te Burreto-s. 🙂



5 Responses (Add Your Comment)

  1. per mua rreklamim do te thote informacion.e qe populli i thjeshte te informohet do te thote qe tja serviresh thjesht.le tjua leme politikanve kuicet.mendoj keshtu se dhe vet jam kliente si populli.ne dyqanin tim sherbej duke menduar sikur te isha ne vend te klientit.dhe suksesi eshte i padiskutushem.

  2. Nje fushate te ngjashme me Burreto-n ketu tek ne pat aplikuar Tobacna Rovinj per te penetruar ne tregun maqedonas te cigareve, edhe ate me brendin Respect. Neper billborde shfaqej vetem teksti “Respect youself” ose “Respect … [dicka tjeter]”. Te gjithe pyeteshin se cka eshte kjo, kush e ka bere reklamimin, cfare ka dashur te reklamoje … Une personalisht jam pro reklamave atraktive, ato qe i lene njerezit “ne kembe”, por kjo qe e bente Respect ishte neveritese. Per te qene ironia akoma me e madhe, pasi qe u be publike produkti, u paraqit me mesazhin “I vetmi produkt me dimenzione oktogonale…” Bofffff… Po cfare eshte kjo “oktogonale”?!!! Cfare ishte ajo me te cilen mburreshin? Nuk vonoi pak dhe hyri ne fuqi ligji per ndalimin e reklamimit te duhanit, keshtuqe ajo marke cigaresh u zhduk fare. Nga ketu lidhen shume faktore qe cuan ne deshtimin e tij. Ne pergjithesi, politike e gabuar e promovimit

  3. Shume dakort per faktin qe mesazhi duhet te jete sa me i thjeshte dhe sa me i qarte, POR (per mua) i shoqeruar pse jo me ato qe ti quan “xixa-buba” 🙂 efekti do ishte cool 😉
    Mos ta mohojme , uji “Burreti” nuk e nisi keq, efekti *bum* ishte i plote dhe besoj se nuk ngeli njeri pa e blere qofte dhe nje here mbas reklames, njohja e markes u be e menjehershme, (Ok, Ok, ka paatur eedhe shume komente humori sikurse thua ti qe njerezit prisnin parate e fajdeve nderkohe ishte thjesht uje 😀 ) por perse sot uji bureto zoteron nje pjese shume te vogel ne tregun shqiptar nuk eshte faji i reklames por i vet produktit, reklama misionin “AIDA” e permbushi, problemi ishte produkti, jo ne cilesine e duhur.

  4. Jam kurjoz: si percaktohet cilesia e nje produkti si puna e ujit?

  5. hahaha
    e bukur pyetje
    Edhe pse uji eshte pa ngjyre, shije dhe ere jane atribute te tjera qe transmetojne ate cka ne quajme cilesi – si psh edhe amballazimi,dizenjja e vet shishes, etj etj
    Mos u cuditni por mua me ka ndodhur qe te blej nje shishe uje (behet fjale per ne Shqiperi )dhe uji ka qene brenda me dhe, nuk dua te permend marken e produktit, gjithesesi nuk behet fjale per ujin Bureto

    p.s. Gjergj kompimenta per look-un e ri te website, shume trendy

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.