Se si funksionon Aiba, vetem Aiba e di!

Rastesisht, se si me shkoi mendja tek Aiba (kushedi ngaqe me ka marre uria per veze) edhe vendosa ta kerkoj ne internet. Gjeta faqet http://www.aiba.com.al/html/shqip.htm dhe fillova ti shfletoja.

Pash qe Aiba, pervec vezeve, shet makarona Divella, lavatrice e frigorifere Ariston, kondicionere Bescom, filxhane kafe Saicaf, dhe per ti vene kapak, ka edhe Sat+. Duhet te them hapur qe me behet qejfi qe kjo kompani shet kaq shume produkte, por dreqi ta haj zbato nje nga rregullat baze te marketingut — mos i fut te gjitha produktet ne nje tenxhere me emrin Aiba!

Kur mendon Aiba ..cila eshte gjeja e pare qe te shkon ne mendje? Veze! ..po gjeja e dyte? …lavatrice apo kondicioner? ..filxhan kafeje apo stacion satelitor? Keto produkte humbasin krejtesisht nen hijen e forte te produkteve baze te kompanise, produkteve te pularise. Ngaqe produktet e tjera nuk kane lidhje fare me pularine, eshte shume e veshtire te te mbesin ne mendje ..madje, ndoshta fillon e krruan koken si puna ime duke menduar se si dreqin perfunduan te gjitha ne te njejten tenxhere.

Ka plote kompani te medha globale qe kane produkte krejtesisht te ndryshme. Ja merr Cargill, per shembull; kompani me 90 miljard dollare shitje ne vit. Ka produkte qe nga kakao e cokollatat, tek plehu kimik, e benzina. Por secilen nga keto produkte te vecanta i ka nen emrin e nje kompanie te ndryshme. Perzierja e produkteve nen nje marke te vetme, nuk ben gje tjeter vecse e ben mesazhin e marketingut me te veshtire per t'u kuptuar, dhe me te veshtire per t'u pranuar nga klientet.

Aiba vertet eshte kompani e suksesshme, por mendo sa e suksesshme do te ishte sikur mesazhi i produkteve te tjera te mos mbytej nga imazhi kryesore i kompanise si prodhues produktesh pularie.]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.