Shembuj pozitive rreth trajtimit te klientit!

lokal qe ndodhet ne bllokun e ish Ekspozites “Shqiperia Sot”. Pervec ambientit komod
si shume lokale te tjere ne xhiro, te bie ne sy menyra e drejtimit te tij. Sa hyn ne
dere te pret ne kembe manaxheri i lokalit, nje burre tek te dyzetat, qe me
perzemersi te pershendet dhe te tregon me plot xhentilese ambientet e lira ku mund
te ulesh. Nuk e di nese ky person eshte pronari i vertete apo vellai i tij, por qe
kur eshte hapur lokali ai qendron gjithe kohes ne te njejtin pozicion, ne kembe tek
dera. Gjate gjithe kohes jep me tone te qeta sugjerime dhe keshilla per kamarieret
pa harruar te shkembeje ndonje muhabet me klientet disi me te vjeter te lokalit. Me
raste kap edhe lecken e ?imentos apo te tavolines duke u perpjekur gjithe kohes ta
mbaj ambientin te paster.
Nuk po zgjatem ne sherbimin e kamariereve, sepse me nje mbikqyrje te tille s'do
kishin vlere ato qe shkruajta me siper nese ky sherbim do kishte mangesira, por
fakti eshte qe gjithe ky sherbim e ka edhe nje cmim. Dhe ketu eshte me e bukura e
atij lokali. Perpos ambientit komod, sherbimit te kulturuar cmimet e artikujve jane
qershia mbi torte: 1 kafe 50 leke e 1 uje pa gaz vetem 60 leke, nderkohe qe ne
lokalet e tjere ku kamarieri nuk te sheh ne sy kur te sjell porosine, kur nuk te
pastron tavolinen apo te nderron tavllen, cmimet shkojne ne 90 dhe 100 leke per te
njejtet artikuj.

E ne fund per ta mbyllur shfaqet perseri manaxheri i lokalit qe pershendet:
Faleminderit cuna dhe mirupafshim!

Ermal Mecaj
http://www.albpr.org

]]>



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.