Si mund te perfitosh nga Mediat Sociale?

Para ca kohesh, po bisedoja me nje shok qe ka krijuar nje kompani e cila merret programe per Iphone dhe Android.  Ne diskutim e siper per punen qe bejne, ra muhabeti tek Mediat Sociale.  Ai ia pret: “..ne i themi klienteve tane qe i njohim Mediat Sociale dhe kemi integrim te mire, por e verteta eshte qe s’ja kemi haberin fare!  Kemi punesuar 2 vete qe merren me Twitter e Facebook, por nuk po shohim rezultate.

Me thene te drejten, edhe vet jam pak skeptik persa i perket Mediave Sociale.  Me duket pak a shume si faze kalimtare — si moda e fundit.  Cfare do te thote te kesh 1,000 njerez qe “pelqejne” faqjen tende ne Facebook?  Cfare vlere sjellin keta 1,000 fansa?  Ne nje “mini-test” te vogel qe kam bere, asgje!

Tek faqja ne FB e Konsumerizem.com, kam rreth 1000 njerez qe kane bere “Like” faqjen.  Mundohem qe te pakten 1 here ne dy dite te vendos dicka interesante ne ate faqje qe te vazhdoj te ngjall interes per temat e marketingut.   Ideja eshte qe ata qe shohin faqjen ne FB te terhiqen tek konsumerizem.com per te lexuar e debatuar ne artikujt.

Ajo qe kam vene re, eshte qe asgje s’ka ndryshuar persa i perket ndikimi qe i jep FB blogut.  Si me 100 fansa, ashtu edhe me 1000 fansa, FB mbetet nje burim i dobet vizitash.  Ne fakt, PeshkuPaUje.com, vazhdon te kontribuoj rregullisht rreth 75% te vizitave.  Ndersa FB renditet e 3-ta pas Google Search.    Llogjika me thote qe ata qe aktivisht “pelqejne” faqjen ne FB duhet te kene interes mbi temat dhe fushen qe diskuton blogu, pra pritet te jene me aktiv.   Sidoqofte, realiteti tregon qe nuk jane.

Cila eshte magjia e Mediave Sociale?  Pse kaq interes dhe kaq shume para hidhet drejte kesaj fushe?  A kane Mediat Sociale fuqi qendrimi, apo do jete dicka te cilen do e diskutojme pas 5 vjetesh sic diskutojme per AOL apo Instant Messaging?



2 Responses (Add Your Comment)

  1. varet shume nga ajo c’fare shet! Media sociale shihet dhe sfhrytezohet si nje menyre kontakti “pa dorashka” i kompanive. Gati cdo kompani nderkombetare ka faqen e saj zyrtare ku like-t tejkalojne 100,000. Me e rendesishme nder keto jan Apps ose interaktimi midis perdoruesve. Te krijosh sukses ne social media duhet te jesh i jashtezakonshem, ne menyre qe te krijosh nje “buzz”. Nese thjesht nje sherbim si tjetri ngjitur suksesi eshte dicka e veshtire nder mos then e pamundur.

  2. Dakort me ty qe media sociale eshte menyre kontakti, por nuk mund te them qe te kesh sukses duhet te jesh i jashtezakonshem.

    Them se avantazh i medias sociale shifet pikerisht tek kompanite qe ofrojne gjera/sherbime te ngjashme. Ajo kompani qe di ta bej mire median sociale, do kete edhe avantazhet. Pra nuk eshte se duhet te jesh i vecante, thjesht te dish ta perdoresh mire. Ky eshte edhe problemi kyc, qe ka kompani qe jane te suksesshme ne media sociale, por suksesi i tyre nuk eshte i perseritshem. Pra nuk ka formule suksesi.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.