Po shfletoja mbreme faqet e disa shtepive botuese shqiptare, edhe mu kujtua nje diskutim qe bera me pronarin e nje shtepije botuese ne Tirane, veren qe kaloi.
Ai me shpjegoi qe shitja e librit ne Shqiperi eshte bere problematike per 3 arsyje:
1 – Ka shume konkurrence sepse ka shume shtepi botuese
2 – Tregu per libra eshte shume i vogel
3 – Cdo vit industria e librit po shikon renie te dukshme ne shitje
Atehere, ne keto kondita si mund te kesh sukses ne shitjen e nje libri?
Une, ngaqe nuk e njoh mire industrine e botimeve ne Shqiperi, nuk mund t'i jepja dot zgjidhje specifike. Sidoqofte, me aq sa di mbi mentalitetin shqiptar te blerjes, i sugjerova qe ishte e domosdoshme per shtepine botuese te krijonte “udheheqes opinionesh.”
Ju si mendoni? Nga eksperiencat tuaja, si mund te ishte menyra me e mire e marketimit te nje libri? ]]>

