S’ke cfare te besh? ..pergjo te tjeret.

l3.jpgE urrej reklamimin jo-etik!

Cdo produkt ka perdorim etik dhe jo-etik. Arma e zjarrit perdoret per te mbrojtur veten, por edhe per te vrare njerez. Benzina perdoret per makinen, por edhe per ti ven zjarrin nje shtepije. Arseniku perdoret kundra mijve, por edhe …. nejse, besoj me kuptuat.

Pash reklamen per kete produkt, qe quhet “Listen Up” (Degjo!) Ky produkt ne vetvehte eshte produkt shume i mire, qe mund t’i hyj ne pune te gjitheve qe kane probleme degjimi. Listen Up eshte aq i ndjeshem saqe (sipas reklames) mund te degjosh nje gjilpere qe bie ne toke 20 metra larg.

l1.jpgProblemi qe kam me kete produkt eshte se e rendit vehten ne grupin e produkteve per te ndihmuar pleqte qe nuk degjojne mire, por e reklamon vehten si mjet intrusiv per te pergjuar te tjeret.
Ne reklamen ne te djathte shkruan: “A keni qene ndonjehere kurjoz te dini c’po bisedohet ne anen tjeter te dhomes? Me Listen Up mund te degjosh pa rene ne sy. Eshte aq i fuqishem saqe mund te degjosh qarte dhe paster peshperitjet me te lehta.

Ne nje tjeter, jep nje grua duke bere sikur po merr posten, ndersa pergjon nje diskutim midis dy grave nja 30 metra larg qe thone: “I ke takuar fqinjet e rinj? …kam takuar vetem te shoqin, ai duket burre i mire.”

l2.jpg

Nejse, produkte te tilla intrusive me veshtirosen. Jo thjesht produkti, por me teper virtytet te cilat reklamohen. Sidoqofte, per 15 dollare, mund ta bleni kete produkt, dhe ta perdorni edhe ne palester (sic reklamohet) per te pergjuar vajzat e shumta qe ngelen duke folur per ty.

…m’falni por po shkoj te qes zorret!



4 Responses (Add Your Comment)

  1. …une do e kisha blere…jo se kam pbme degjimi…thjeshte se ideja e degjimit qe ca behet ke komshiu ngjitur, apo cfare flasin x persona larg….me terheq… 😀

    ps: Sjam dakort, ne fund te fundit seicili nenkupton cfare deshiron, ndonjehere edhe ate qe nuk sugjerohet fare….nuk me duket se reklamat thone tamam PERGJO,
    ndoshta sensi i tyre i perket me teper performancave apo fuqis se aparatit…

  2. Per mua “..te degjosh pa rene ne sy” dmth te pergjosh. Une them, ose thuje cop: ky produkt eshte per t’pergju, sesa thu qe ky produkt eshte per te ndihmu ata qe kan probleme degjimi me degju se ca muhabeti po bojn robt 30 metra larg.

  3. …ceshtje TAKTI…. 😀

  4. u prish bota babe:)

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.