Skoda: Nga prodhues makinash, ne organizator koncertesh.

Kisha harruar fare kamionet Skoda. Ne fakt, kujtoja se kishte vdekur bashke me komunizmin e Evropes Lindore. Ne fakt, nje vizite e shkurter ne Prage, jo vetem qe te rizgjon kujtimet e Skodes, por te ben ta shohesh me vemendje kete makine, ..pse jo, edhe ta provosh.

Kudo ne Prage nuk mund t’i shpetosh Skodes. Pjesa me e madhe e makinave neper rruge ishin Skoda. Nje logo e madhe e kompanise rrotullohej mbi nje nga rruget kryesore te qytetit. Fotografite e reklamave fshihnin bukurine e fasadave te kryeqytetit. Sikur e gjithe kjo te mos mjaftonte, ne sheshin perballe muzeumit, Skoda kishte pergatitur nje koncert te madh me grupe Ceke. Siper turmes varej nje prototip i modelit te ri te vitit 2007. Ekrani i madh ne skene jepte vazhdimisht reklama te modeleve e gjithashtu edhe partnerve te Skodes si benzina Shell (Royal Dutch.)

Ajo qe mu duk jashtzakonisht interesante ishte sepse gjate dites, skena ne mes te qytetit sherbente si ekspozite per modelet e reja. Stafi i kompanise ishte prezent per t’u shpjeguar te interesuarve mbi cdo gje qe kishte lidhje me makinen, kompanine ..etj. Madje nuk ishte problem as gjuha …Frengjisht, Anglisht, Gjermanisht ..e rendesishme ishte te ndaloje e te shihje me syte e tua.

Ndersa gjate nates, kjo “qender informative” kthehej ne nje qender defrimi ku mijra te rinj kendonin ne nje ze kenget e grupeve te ftuara. Sigurisht ekrani nga pas vazhdonte me reklamat e makines.

Qe nga viti 1991, Skoda ben pjese ne grupin VolksWagen AG. Bashke me teknologjite e reja, VW ka sjell edhe metodat perendimore te marketingut. Marka Skoda ka njohje shume te gjere ne Evropen Lindore, keshtu qe blerja e kesaj marke ka qene strategji e mire VW.

Me poshte kam vene fotografite qe i bera koncertit 3 ditor dhe reklamave. Ndoshta ju prishet mendja edhe juve e blini ndonje Skoda. (…eshte me e lire se Toyota Yaris

Gjergj Dollani
konsumerizem101.com



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.