Social Media nuk eshte dhe aq e rendesishme!

Keto 3 ditet e shkuara, drejtori i pergjithshem i Social Media per kompanine, erdhi nga Zvicera per te na bere prezantime se sa i rendesishem eshte ky kanal marketingu per kompanine dhe zhvillimin e saj.   Pavaresisht se kam kohe qe blogoj tek konsumerizem.com apo qe marr pjese ne Facebook (ne Twitter jam relativisht i ri), them se Social Media dhe impakti qe ka ndaj nje marke apo kompanie eshte teper i egzagjeruar.   Statistika dhe sondazhe ka sa te duash mbi efikasitetin e ketij mediumi te ri, por personalisht nuk u besoj shume sondazheve (ndoshta ngaqe eshte kollaj te drejtosh statistikat te te japin rezultatin qe kerkon).

Lexova nje artikull teper interesant ne nje blog i cili fliste per iPhone 4 dhe problemet qe pati me antenen.   Problemi u diskutua gjere e gjate neper Twitter e neper Facebook, madje Apple u hodh edhe ne gjygj per neglizhence ne prodhim.  Por me rendesishmja per t’u vene ne dukje eshte fakti qe asnjera nga keto nuk i dha shkas Apple te reagoj.  Pavaresisht nga komentet negative ne sferen e Social Media, iPhone 4 vazhdonte thyente rekord pas rekordi shitjesh.  Ne fakt, katalisti qe e detyroj Apple t’u ofroj konsumatoreve kllefe falas per iPhone 4 ishte raporti negativ qe mori nga Consumer Reports (nje reviste e permuajshme qe jep analiza mbi produkte apo sherbime te ndryshme).   Pra nuk ishte Social Media ajo qe detyroi Apple te bente dicka per problemin me antenen, por ishte reagimi i nje marke tjeter — Consumer Reports — qe vleresohet shume nga konsumatori Amerikan.

E vura kete shembull ne dukje sepse shpesh here degjoj dhe lexoj qe cfare ndodh ne Social Media ndikon ne marken tende, dhe nese konsumatoret flasin keq per marken tende ne Social Media, atehere ke marre fund!  Une them qe ky konkluzion nuk eshte aspak i vertet.  Konsumatoret kane folur me njeri-tjetrin per markat apo produktet per sa kohe qe historikisht kemi pasur produkte e marka.  Social Media eshte thjesht nje kanal tjeter komunikimi.  Strategjite e marketingut nuk duhet te ndertohen rreth Social Media, por rreth eksperiences qe ka konsumatori me produktin/marken.    Nese konsumatori ka eksperience te mire me marken/produktin, komentet negative qe do te has ne Social Media do mbeten thjeshte zhurme.

Kur i nderruam receten njerit prej produkteve tona ikonike, te them te drejten isha i sigurt qe do humbisnim 50% te klienteve me ndryshimin qe bem.  Ankesa pati (me vokalet ishin ne Facebook) rreth ndryshimit.  Cuditerisht, ankesat nuk perbenin as 1% te konsumatoreve qe blen produktin gjate kesaj periudhe.   Ne fakt, shitjet vazhdojne e rriten me mbi 34%.  Pra komentet negative ne Social Media pothuajse nuk po perfillen nga konsumatoret e zakonshem.  Them se arsyeja per kete eshte fakti qe marka eshte aq e njohur dhe e besuar saqe nuk jane  opinionet e disa konsumatoreve te pakenaqur por tradita dhe historiku i markes qe ndikojne me shume.

Pra ajo qe eshte e rendesishme nuk eshte strategjia qe duhet te perdoresh per Social Media por strategjia qe duhet te kesh rreth markes tende.  Nese nderton nje marke te fuqishme, Social Media per ty do te mbetet vetem nje taktike dhe jo strategji.

Nuk po them qe Social Media duhet te injorohet dhe harrohet.  Perkundrazi, marka duhet te jete aty ku jane edhe konsumatoret.  Nese nje pjese e mire e konsumatoreve te tu jane ne Facebook apo Twitter, edhe ti duhet te jesh aty.  Per shembull me pelqen kur shikoj sa aktiv eshte programi “Klubi i Mengjesit” (Club FM) ne Facebook.    Nje pjese e mire e degjuesve dhe demografise qe synojne jane ne Facebook, prandaj edhe eshte e rendesishme per programin te jene aty.  Besoj se kjo i ka ndihmuar te krijojne nje klientele besnike.  Por nese klientela juaj nuk eshte ne Social Media, ose i perkasin nje sociografie ku kompjuteri eshte jo-ekzistent, atehere duhet te pyesesh veten nese ja vlen te harxhosh parate per te pasur nje faqje interneti apo jo.

Gjergj Dollani
konsumerizem.com



7 Responses (Add Your Comment)

  1. Dukesh marketer demode 😛
    Disa gjera ketu i ke me vend dhe pajtohem plotesisht, por si e komenton ti ceshtjen e ridizajnimit te logos se GAP (prodhuesit te xhinseve)?!! Pikerisht mediat sociale ishin ato qe e detyruan kompanine ta rikthen logon e vjeter.
    Normal qe secili biznes ka nje target grup konsumatoresh te cilet paraprakisht duhet t’i identifikon, dhe pajtohem kur thua nese klientela gjendet ne Facebook/Twitter atehere edhe ti patjeter duhet ta kesh profilin tend te brenduar atje. Perjashtim bejne ato biznese qe nuk mund te krijojne nje sinerxhi me mediat sociale, si per shembull nese per target ke kliente te moshuar qe nuk perodrin as kompjuterin bile.

  2. po mbase duhet bere nje studime tjeter, nga nja kendveshtrim tjeter qe do ish: marka te ndertuara a priori dhe post social media per te pare impaktin qe do kishin keto ne vazhdimesine e produktit.

  3. @BS qendrimi im mbi mediat sociale eshte qe nqs marka jote po flitet negativisht aty, ky nuk eshte problemi por eshte simptoma e problemit. Problemi jot qendron tek marka (dhe cdo gje qe shoqeron marken; sherbimi, produkti ..etj).

    Per rastin e GAP, kam nje lloj dyshimi qe nuk ishte ndryshim real por nje rast fantastik per PR. Sepse:
    – Shitjet kane kohe qe vazhdojne te bien tek GAP
    – Buxheti i marketingut eshte shkurtuar
    – TiVOt e DVRt kane ulur efikasitetin e reklamave ne TV.

    Atehere, si mund te perfitosh pak reklame instante me shpenzimin me te vogel? Beji nje ndryshim (vetem online — pra nje lajmerim ne facebook dhe twitter) te vogel logos ikonike qe ka 40 vjet qe njihet mire nga publiku, dhe zevendesoje me nje logo qe vertet duket deficente. Menjehere, publicitet instant. Dhe per cudi, ne vend qe te kerkoj falje dhe te terheqi ndryshimin, tani e ka hapur komplet per publikun ne Facebook — qe me duket ide gjeniale per te perfshire publikun dhe ta besh pjese te markes. Pra duke vazhduar te qendrosh gjithmone ne qender te vemendjes se publikut.

    @Arta, jam dakort me ty qe nje studim i tille do ishte interesant. Por prap se prap them qe Social Media nuk eshte strategji eshte thjeshte taktike.

  4. @BS “Dukesh marketer demode” ..ahahah kam filluar ta ndjej veten cdo dite e me shume demode.

    ..po plakem!

  5. Apple eshte me e madhe se Social Media. Apple prodhon kompjutera, te cilet rrjedhimisht jane mjeti primar per te marre pjese ne Social Media, keshtuqe eshte paradoksale te marresh shembull nje brand si Apple. Nuk e di a ke lexuar kete jave se c’ndodhi me Cooks Source 🙂 http://gawker.com/5681770/magazine-editor-steals-article-tells-writer-you-should-compensate-me

  6. Sapo e lexova ate me Cooks Source. Cmenduri! haha

  7. Une do thoja se Social Media eshte jashtezakonisht e rendesishme nese e perdor ate ne menyren e duhur.

    @Hollow,

    Pikerisht brendet e medhaja jane ato qe po perdorin dhe investojne me shume kohe dhe mjete ne social media.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.