Te deshtosh perpara

Deshtimi eshte pjese e paevitueshme e jetes. Secili nga ne, heret a vone ballafaqohet me disfaten, qofte ne pune, qofte ne biznes, apo edhe ne familje a shoqeri. Problemi qendron se qe te vegjel jemi mesuar qe duhet te jemi te suksesshen ne gjithcka qe bejme. Prinderit na ndukin me idene e suksesit duke na “shtyre” te behemi doktor apo avokat (keta te mite ishin 100% te bindur qe do behesha pianist i shkelqyer, por e vetmja gje qe mesova ishte si te ikja nga mesimi qe ne klase te dyte.). Pra, pothuajse nuk ka asnje sistem qe te pergatit te deshtosh me sukses. Si rrjedhim, deshtimi na streson, na ul besimin ne vetvehte, e ne raste ekstreme con ne alkoolizem e depresjon.

Ka plot njerez qe i bejne gjerat nga motivimi per te qene te sukseshem. Une nga ana tjeter ka arritur te kuptoj qe faktori im motivues eshte frika e deshtimit. Si rrjedhim e mendoj shpesh si koncept dhe cfare do te thote te deshtosh.

Para ca kohesh me ra ne dore libri The Sandler Rules. Ky liber permbledh mesimet qe ka nxjerre David Sandler (nja nga shitesit me te suksesshem ne Amerike) gjate karrieres se tij. Libri permbledh rreth 40 mesime te ndryshme qe nga teknika shitjeje e deri tek mesime te ndryshme nga jeta. Mesimi i pare ne liber titullohet “Beje Deshtimin Shok.” Ajo qe per mua ishte thelbi i mesimit dhe qe e kam ruajtur gjithmone me vete ishte koncepti i ndarjes se deshtimit nga vetvetja. Ky koncept thote qe kur deshton, nuk deshton ti si person, por deshton roli qe po luan.

Secili nga ne luan role te ndryshme ne jete; baba, nene, moter, vella, student, mekanik …etj. Kur deshtojme, ky deshtim eshte i izoluar ne rolin qe luajme. Mund te jesh nje biznesmen i deshtuar, por prind apo vella i mire. Prandaj, kur ballafaqohesh me deshtimin, duhet te besh nje hap mbrapa e te kuptosh qe deshtim nuk do te thote deshtimi si njeri, por thjesht qe roli perkates eshte ai qe do kushtuar vemendje, ose thjesht nuk eshte per ty. Kuptohet disa role duan perkushtim (te qenurit prind, psh.), por per rolet qe kane te bejne me karrieren eshte me e lehte te vendosesh se si do ecesh perpara pa marre perbrenda brengen e deshtimit.

Para disa vjetesh po manaxhoja disa marka ne nje kompani te suksesshme globale. Kur u hap nje mundesi tjeter ne nje kompani te njohur, vendosa te lej punen qe kisha dhe ku gjerat shkonin mire, dhe iu futa me pasjon kompanise tjeter. Shpejt gjerat filluan te ndryshonin per keq. Projekte qe kisha manaxhuar me sukses me pare, ketu me dukeshin te pamundura. Fillova te bjere ne nje spirale vicjoze nga ku nuk po dilja dot. Ngaqe nuk dija te ndaj rolin tim si manaxher markash nga Gjergji si shok, vella, …individ, deshtimi filloi te me brente perbrenda, duke ndikuar edhe ne menyren si shikoja veten dhe aftesite e mija profesionale. Mu desh kohe te distancoja veten nga roli qe po luaja ne ate kompani. Me vone vendosa te beja nje rishqyrtim te vetes dhe situatave qe cuan ne “deshtimin” tim ne ate kompani. I hyra me vrull leximit mbi kete teme, dhe bera nje liste me mesime te ndryshme nga kjo eksperjence. Por ishte koncepti i roleve ai qe pati ndikim fondamental ne menyren si fillova te shoh veten dhe situaten.

Nqs jeni te interesuar rreth temes, do ju rekomandoja keto libra qe kane pasur ndikim te madh tek une.

Failing Forward nga John C. Maxwell
The Sandler Rules nga David Mattson
Seven Habbits of Highly Successful People nga Steven Covey (…ky eshte i domosdoshem!!!)
The First 90 Days nga Michael Watkins

Jam kurjoz te di se si ju ballafaqoheni me deshtimin dhe si e keni kapercyer?



2 Responses (Add Your Comment)

  1. ” por e vetmja gje qe mesova ishte si te ikja nga mesimi qe ne klase te dyte”

    Jam i shtangur nga habia! 🙂 Mos ke dashur te shkruaje ne vit te dyte!? Nese e ke lene mesimin qe ne klase te dyte je unik 🙂

  2. Klasa e dyte. Pianon e kisha oren e 6te, edhe kur ikja, dilja nga nji e came ne mure mbrapa shkolles, se klasa e pjanos e kishte penxheren nga dera kryesore.

    Kjo pune vazhdoi deri nga klasa e peste, kur u detyruan keta te shpis te me hiqnin nga piano, dhe u transferova nga shkolla muzikes ne shkolle 8-vjecare normale.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>