Te dish c’te duash ne jete

Para disa javesh po diskutoja me nje mik qe kishte rreth 3 muaj qe kishte lene nje pune shume te mire pa pasur asnje prospekt per pune tjeter.  Per momentin,  thjesht merrej me pune te vogla aty-ketu, dhe po mendonte te punonte disa ore ne dite si barist ne nje kafene lokale.

Miku im kishte pasur nje pune te mire ne finance.  Me rroge relativisht te larte dhe mundesi per nje karriere te mire.

“Gjergj, isha i pakenaqur!  Zgjohesha cdo mengjes duke pyetur veten ‘cfare dua?’  Nuk e kisha idene se cfare doja ne jete — s’po them qe e kam gjetur — por isha shume i sigurte qe nuk doja ate qe kisha.”

“Po kaq keq ishte situata saqe nuk mund ta mbaje dot punen dhe gradualishte te levizje drejt asaj qe doje?” – e pyeta.

“Shif, …problemi eshte se akoma nuk e di se cfare dua te behem kur “te rritem!”  Nje gje eshte e sigurte, qe nuk gjeja kenaqesi ne fushen qe kisha zgjedhur!” – ma preu.

“Po mire, si mendon se kjo koha qe je pak a shume pa pune do te ndihmoj?”

“Ehh, ja kam vendosur qe te provoj sa me shume gjera qe kam mundesi.  Ne fakt do shof mos punoj part-time ketu te Zummie’s (nje kafene e frekuentueshme ne lagje ketu ne Boston) sa per te pasur ca te ardhura minimale, e do filloj te merrem me ca idera qe kam pasur ne koke gjithmon po nuk i kam ndjekur me perpara.”

Kjo bisede me beri te mendoj pak per zgjedhjet qe kam bere edhe vete.  E zgjodha marketingun kur isha ne vit te dyte ne shkolle te larte per informatike, pasi lexova nje liber marketingu qe me terhoqi shume.  Menjehere lash drejtimin e zgjedhur e lendet e programimit dhe i hyra marketingut.  Por nganjehere pyes veten; a jam ne kete profesion sepse vertet e dua dhe me pelqen apo thjesht kam kondicionuar veten ta pelqej sepse kjo eshte diploma dhe karriera qe zgjodha kur isha 20 vjec?

Po cfare eksperience jete ka nje 20-vjecar? Dhe si mund ta dish se cfare do pa provuar nje pjese te gjere te nuancave qe ofron jeta?  Mos ndoshta sistemi qe ka krijuar shoqeria eshte gabim — pra mbaron gjimnazin dhe vec kur je 18 vjec je i detyruar te zgjedhesh nje drejtim shkolle/karriere qe pak a shume e vendos rrjedhen e jetes tende.

Nga ana tjeter kemi edhe ndikimin e prinderve.  Po nga e dine prinderit se cfare duam ne?  Ata kane nje imazh ne koke se cfare do kenaqte ata.  Pra zgjedhja e tyre eshte me teper per ata se sa per ty.  Per shembull; keta te mijte ishin 100% te bindur qe do behesha pjanist — eshte e vertete.  Ne fillore me futen ne shkolle muzike, dhe pas 4 vjetesh u detyruan te me heqin pasi nuk lashe pjese muzikore pa bastarduar ne cdo saxho.  U ben 25 vjet qe kam len pianon dhe nuk e kam prekur me me dore.  Ne fakt as gishtat nuk di me si vihen.

…nejse, por ideja eshte qe askush nuk mund te te mesoj apo tregoj se cfare te zgjedhesh apo te duash.  Kjo eshte dicka qe duhet ta besh vete, dhe vetem pasi ke provuar shume gjera.  Ne Angli (ne mos gaboj) ka nje program qe quhet Gap Year.  Ne kete program, gjimnazistet pasi mbarojne vitin e 4t, kalojne 1 vit duke i rene globit perqark. Imagjino cfare eksperience per nje 18-vjecar.  Kthehesh me nje botekuptim tjeter per jeten.  Sa ndyrshe do ishte jeta juaj sikur te kishit patur ate mundesi?

Per te pasur sa me shume eksperienca, nuk besoj se eshte e nevojshme te marresh masa drastike si ato te mikut tim.  Sidoqofte, nuk mund te vazhdosh te besh te njejten gje e te presesh qe nje dite te hapesh syte e te thuash “aha, e gjeta se cfare dua!”

Keshtu qe kam vendosur edhe vet te filloj te bej ca ndryshime, duke filluar qe nga muzika qe degjoj, e deri tek librat qe lexoj.

Po ju, e keni zbuluar se cfare doni ne jete? Nese po, si arritet ta gjeni?



One Response (Add Your Comment)

  1. Kjo puna e te gjeturit veten eshte marifet ne vete. Jam 19 vjeqar, i vetpunesuar ne nje drejtim qe me pelqen dhe ndjej kenaqesi kur punoj. Nuk e di nese eshte kjo ajo cfare dua nga jeta por per momentin po e shijoj.

    Sa isha akoma ne shkolle fillore pata kuptuar rendesine e te perzgjedhurit nje drejtim per tu percaktuar ne jete. Kam provuar nje mori gjerash duke filluar nga shkrimi (poezi, aty ketu ndonje tregim), recitim, aktrim etj. Ne nderkohe futesha ne forume online qe te lexoja gjera qe me terhiqnin vemendjen.

    Pas nje kohe mesova se ndertimi i uebfaqeve nuk ishte ndonje shkence e madhe dhe me terhiqte shume sepse me dukej gje e madhe te kishe nje aftesi te shnderroje idete e tua ne vepra reale qe mund ti shoh cdokush. Fillova te merrem seriozisht me kete pune dhe pas nje kohe fillova edhe te fitoja ca leke qe per nje fillorist ishte gje e madhe.

    Ne shkolle te mesme shkova ne gjimnazin matematikor edhe pse e urreja matematiken. Nuk ishte zgjidhje me vend por fitova nje eksperience goxha te mire dhe mesova se ne jete duhet te vendosesh per ate qe te pelqen ty dhe jo familjes/rrethit tende.

    Sa isha ne gjimnaz fillova te lexoj ca libra per SEO dhe digital marketing ne pergjithesi dhe kuptova se ishte nje fushe shume terheqese. Vendosa ti perkushtohem kesaj fushe me te cilen merrem edhe sot e kesaj dite.

    Regjistrova fakultetin ekonomik, dega menaxhment sepse besoj se eshte e kote cfardo aftesie nese nuk di ta menaxhosh ate dhe 4-5 vjete pervoje me kane treguar se menaxhimi (ne pergjithesi) nuk eshte nga pikat e mia te forta. Shpresoj qe fakulteti ta ndryshoj kete gje!

    Nuk e di sakte se cfare do te bej ne jete akoma, sepse keto dite asgje nuk eshte e sigurte dhe njeriu duhet te adoptohet. Nuk e kemi luksin qe te zgjedhim nje drejtim dhe te mos mendojme per asgje tjeter. Sidoqofte besoj se nese je mjaftueshem kurioz dhe i vendosur mund te gjesh nje pune qe te pelqen dhe te sigurosh nje jete nga ajo.

    p.s pergezime per shkrimin me pelqeu pamase

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.