Te paguash para per asgje

Kush ka Facebook, besoj se do kete vene re reklamat e vogla per lojrat Farmville ose Mafia Wars. Farmville eshte nje loje sociale qe te lejon te krijosh fermen tende. Te mbjelesh fruta e perime, te blesh kafshe shtepiake, te mjelesh qumesht nga lopet e fermes e t’ua shesesh produktet lojtareve te tjere ne Facebook per para virtuale. Keto para virtuale i perdor per te zgjeruar fermen. E gjithe kjo behet virtualisht, dhe eshte e gjitha falas.

Sidoqofte, per ata qe duan te ndertojne fermen shpejt, mund te paguajne rreth $10 real dhe t’i shkembejne per rreth 1000 monedha virtuale, te cilat mund ti perdorin per te blere me shume rrenje pemesh frutore .. etj. Vetem vjet, Zynga, kompania qe ka bere lojen Farmville kishte rreth $100 miljon te ardhura nga keto mikrotranzaksione, ku publiku shpenzon para reale per te ndertuar dicka virtuale.

Deri dje, tranzaksione te tilla mund te beheshin vetem nepermjet kompjuterit, ndersa me leshimin e OS 3 per Iphone, tani mund te blesh monedha virtuale per lojra si Farmville, direkt nga celulari. Mendohet qe gjat 18 muajve te ardhshem, lojra te tilla do behen mjetet kryesore argetuese per Evropen dhe Ameriken.

Farmville luhet nga 2 miljon njerez cdo dite.

Kam pershtypjen se ky lloj tranzaksioni do filloj te perdoret edhe ne lojrat jashte internetit, si psh Xbox apo Playstation. Personazhin kryesor te lojes mund ta pajisesh me cdo mjet apo veshje per nje shume fare te vogel ..psh, nje revolver 0.99 cent. Sidoqofte ky eshte thjesht parashikimi im, te shohim c’do sjelle e ardhmja.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.