The Barbarians, nje liber transformativ.

12106732_894004157302895_2120893152665716298_nFundjaven qe kaloi isha ne NYC, dhe tek po ecja rruges me shkuan syte tek shenja e madhe mbi porten e dyqani: “Eataly”.   Kisha degjuar per kete koncept, dhe per te shuar kurreshtjen hyra brenda.

Eataly eshte nje dyqan/restorant me specialitete ushqimore italiane.  Cuditerisht ne nje raft, vura re pikerisht librin “The Barbarians” nga Alessandro Baricco.  Nuk njihesha me librin apo autorin, por me beri pershtypje qe ne raftet e nje dyqani ushqimor te gjeja nje liber.  Pikerisht, vetem kete.

Pasi e lexova me nje fryme — sepse si materiali ashtu edhe stili te thithin perbrenda te terin — mund te them me plot gojen se eshte nje nga librat me interesant qe kam lexuar.

Nuk e konsideroj veten kritik letrar, dhe sinqerisht nuk jam aq “i mire-lexuar” as plot te tjere qe njoh, por kete liber ja kam rekomanduar kujdo qe njoh.

Pa i hyre ne thellesi temes e stilit,  ky liber eshte nje ese mbi tranzicionet kulturore qe ndodhin pas shtytjeve te medha shoqerore apo teknologjike.   Secili nga keto tranzicione arrin ne nje pike kulminante ku kasta e vjeter e sheh te rene si barbaret tek portat e Romes.    Ne rastin e librit, Alessandro Baricco perpiqet ti japi kuptim barbareve te gjenerates “Milleniale” te cilet po “djegin e plackisin” ato gjera qe konsiderohen te shenjta nga gjeneratat e tjera;  veren, muziken, futbollin ..etj.

Eshte nje liber i shkruar ne nje gjuhe teper zbavitese dhe i nderthurur me argumente teper interesante.   Nese e keni lexuar, jam kurreshtar te di c’mendoni?

 

p.s: Sot porosita ne Amazon librin tjeter te Baricco-s “Silk”.

 

 

 



3 Responses (Add Your Comment)

  1. If you’re reading this, you’re all set, parerdn!

  2. Neither Philly nor NYC is going to move. That was about whether Baltimore fans already have an interest/allegiance in nearby teams other than DC. They could have just asked: how much do you hate DC vs. Philly and NYC?

  3. Now I think I should switch to this new FB mail service.As, was wondering just like new FB layout it should be annoying and typical. But these FAQ’s made my work easier.

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.