Top Channel do Manaxher Marketingu (..dhe leksione ne berje ofertash)


_______________________________
Pershkrim i shkurter i punes

Si menaxher i marketingut ne Top Channel nga ju kerkohet
te jeni nje lojtarenxites brenda nje ekipi dinamik
ku plotesimi i detyrave te meposhtme ndihmon sinergjine
e nevojshme per sukses:

1. Vezhgimi i tregut ne Shqiperi per te identifikuar ofrues te rinj te sherbimeve dhe produkteve;
(..mos ja fut kot! Une thash me Mkt. Mgr. merej me numurim parash!?)
2. Komunikim me ofruesit e sherbimeve dhe te produkteve per te matur dhe rritur interesin e tyre ne blerjen e hapesires se disponueshme per reklama; (..shume mire ..tjetra)
3. Paraqitje e qarte e kushteve te blerjes se kohes per publicitet ne Top Channel tek palet e interesuara; (dmthduhet t’komunikoj mire, pra te jete i qarte)
4. Paraqitje e qarte dhe ne kohe e ofertave te hapesires se disponueshme per reklama tek klientet; (dmth duhet t’jete korrekt)
5. Koordinimi i fushatave promocionale dhe te marketingut per produkte dhe sherbime te reklamuara nga Top Channel duke perdorur ne menyre sa me efektive hapesiren e disponueshme; (dmth duhet te jete korrekt dhe i qarte)
6. Pergatitja e media-planit per produkt/e dhe/ose sherbim/e; (sigursht, se manaxheri i marketingut me kete pune merret)
7. Komunikimi me klinetin (o Top Channel, drejtshkrim te lutem) mbi marketingun e produktit/sherbimit qe ofrohet; (..m’fal mos u tha ne piken 2 kjo?)
8. Vezhgimi i kohes se perdorur per te dhene mesazhin per te cilin eshte i interesuar klienti; (..e that pra i her ne piken 4 qe duhet te jete korrekt)
9. Informimi i paleve te interesuara mbi mundesite per sponsorizim dhe/ose blerje te hapesires ne Top Channel ne kuadrin e programeve te reja dhe ndryshimeve sezonale te programit; (..po kjo, s’eshte pjese e pikes 2?)
10. Administrim efektiv i kohes se punes per realizimin e takimeve me pale te interesuara sipas kalendarit te percaktuar nga departamenti i marketingut; (…boh u lodha! ..e that pra qe duhet te jete korrekt ne piken 4 dhe 8)
11. Mbajtja e dokumentacionit qe lidhet me detyrat e cituara me siper dhe ne veeanti mbledhja e informacionit te sakte mbi produktin/sherbimit qe do te reklamohet. (..pse as dokumentacion nuk mbajne manaxheret e marketingut ne shqiperi? ..dmth duhet t’jua besh te qarte??)
12. Detyra te tjera qe lidhen me karakterin e punes ne grup dhe ne department. (..shpresoj qe mos te jene korrektesa dhe qartesia.)
_______________________________

Pikat qe mungojne dhe me doemos duhet te shtohen ne kete liste:

13. Manaxheri i marketingut duhet te perdori gjithmone stilolaps me ngjyre te zeze kur komunikon me klientet per t’u siguruar qe materiali eshte i lexueshem.
14. Duhet te vij gjithmone i veshur me kemishe dhe kollare te lare, per te treguar qe eshte serioz dhe i rrespektueshem.
15. etj, etj.

Po mire more njerez, po ju po kerkoni manaxher marketingu qe e ka te qarte detyren e tij/saj, apo po kerkoni dike qe s’e ka iden fare se c’do te thote te jesh manaxher marketingu? ..se ne baze te ketyre qe keni shkruar, duket sikur po kerkoni dike me 8-vjecare qe s’e ka haberin se per cfare po aplikohet!

Aplikimin do ta gjeni ne adresen: http://www.top-channel.tv/13/index.php?f=oferta.



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.