Trattoria Toscana (Boston)

…per te vazhduar serine e artikujve mbi sipermarresit (entraprenuret) shqiptar, dje pata nje bisede fantastike me pronarin/kuzhinjerin e restorantit (tashme te famshem) italian Trattoria Toscana ne Boston, Z. Zamir Kociaj.   Trattoria, per te pestin vit rresht u zgjodh nga revista “Boston Magazine” si restoranti me i mire Italian ne kete qytet.  Zamiri, jo vetem qe eshte nje kuzhinjer i persosur, por tek ai spikat nje sens te mprehte biznesi.

E pyeta se c’e shtyu te hapte nje restorant italian ne Boston, ku numri i restoranteve te tilla eshte i pafund.  Zamiri vuri ne dukje qe pavaresisht se ka plot restorante italiane, kishte nje mungese te dukshme autenticiteti.   Restorantet italiane ne Boston, ne pergjithesi jane hapur nga nje gjenerate e vjeter Italo-Amerikanesh, dhe kjo reflektohet edhe neper menute e tyre.  Ajo qe Zamiri do te ofronte, pra avantazhi konkurrues, ishte nje kuzhine autentike Toskane.   Ai nuk ishte i interesuar te terhiqte klientelen e zakonshme te restoranteve italo-amerikane, por kerkonte te joshte nje klientele me te sofistikuar, qe ka udhetuar dhe kerkon jo vetem ushqim por edhe eksperience autentike.

Restoranti eshte i vogel, rreth 25 karrige, edhe ne kuzhine punon vetem Zamiri me dy ndihmes kuzhinjere.  Mbi 60% e klienteles jane frekuentues te rregullt, dhe Zamiri shpesh del nga kuzhina i pershendet.   Atmosfera eshte teper e ngrohte dhe e relaksuar.  Aromat, ushqimi dhe dialogu ne italisht i kamarjereve Italian, per nje moment te transporton larg Bostonit te ftohte.

Ne marketeret shpesh themi qe “klienti eshte mbret.”  Tek Trattoria Toscana”mbret” eshte eksperienca qe Zamiri kerkon te krijoj per klientin.  Zamiri nuk ka frike te sakrifikoje klientin per t’i qendruar besnik eksperiences dhe atmosferes qe deshiron te projektoj.  Je nje rast qe mua mu duk teper interesant:

Gjate vitit te pare te hapjes se restorantit, Zamiri vuri re qe nje pjese e mire e klienteles amerikane kerkonte Pepsi apo Koka Kola per te shoqeruar ushqimin.   Zamiri u shpjegonte qe nje restorant autentik Toskan ofron vetem uje (me ose pa gaz) dhe vere.  Sidoqofte, disa nga klientet insistonin ne Pepsi e Koka Kola.  Zamiri vuri re se pjesa me e madhe e atyre qe kerkonin keto lloj pijesh porositnin gatime me pule.  Atehere ai e hoqi pulen nga menuja.  Edhe tashme, 5 vjet me pas, ne menu nuk gjen asnje gatim me mish pule.

Se fundi e pyeta se cfare i pelqen nga jeta e nje sipermarresi, dhe me tha qe eshte liria te cilen i ofron kjo jete.  Ai ben ate qe ka pasjon dhe e ka vendosur vete orarin e tij te punes.   Restoranti eshte hapur vetem per darke, nga ora 5:00-10:00/11:00, gje e cila i ofron atij me teper kohe te lire per t’u perqendruar tek vetja dhe familja.

Trattoria Toscana ndodhet ne lagjen “Fenway” te Bostonit, prane stadjumit historik te bejzbollit.    Nese jetoni ne Boston, apo ju bie rruga ketej, gatimi i Zamirit duhet shijuar!

 

Gjergj Dollani per konsumerizem.com



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.