TV Klan…Turp i televizjonit Shqiptar.

Rastesisht po shikoja TV Klan dhe me ngelen syte ke nje emisjon qe quhej Zone e Lire, e drejtuar nga Arjan Cani.

Deri ketu asgje e jashtezakoneshme, por me shume e shikoja dhe me shume me vinin ne mendje disa imazhe Deja Vu…kur u kujtova….ky emisjon ishte nje COPY PASTE identik ne detajet me te vogla dhe te pa imagjinushme te nje emisjoni Francez qe quhej “Tout le monde en parle” (gjithe bota e flet/ose e ze ne goje)

Kam ngelur apsolutisht e habitur, te pakten te kishte qene ndonje gje e te njejtes cilesi, apo version me i mire hajde de, por sinqerisht ishte nje kopje e keqe, nje zhgenjim total.

Duke filluar, nga veshja e prezantusit, nga xhestet, nga dekori ose deri ke shprehjet per promovim dhe deri ke temat e intervistave per te ftuarit (per te mos permendur lojen muzikore ne fund te emisjonit qe kamera i bente ekzaktesisht ne te njejtat menyra) GJITHSHKA ISHTE KOPJUAR

 

A.CANI ARJAN CANI

 

thierry Ardison THYERRY ARDISSON

Mesa di une i zoti i TV Klanit eshte Francez…ndoshta ka menduar qe nese i ben copy-paste emisjoneve me sukses ne France do te ket te njejtin sukses edhe ne shqiperi…ka munci…Pastaj se mos ishte i vetmi emisjon i kopjuar, shkarazi pashe edhe nje reklame te nje programi tjeter qe quhej ZONE E NDALUAR dhe kjo mu duk njelloj si emisjoni ZONE INTERDITE ….

Deri ketu ka arritur niveli dhe cilesia e televizjoneve shqiptare??? Kaq te varfer ne ide dhe imagjinacjon jemi ne ???



20 Responses (Add Your Comment)

  1. Per te qene me te sakte, eshte Arjani ai qe ka bere personalisht copy paste te emisionit, pasi kete emision ai fillimisht e ka drejtuar tek TVA dhe ne mos gaboj ka nja 2-3 vjet qe po e drejton tek TV Klani.
    Por per tu habitur shume nuk eshte, pasi gjera te tilla nuk ndodhin vetem ne Shqiperi, psh eshte reality show Big brother ne USA, ne Itali e ke edhe me titullin ekzatesisht te njejte por ne italisht Grande Fratello kurse ne Shqiperi ke te njejtin reality show por me titullin Kafazi i arte , pra e keqja e shqipetareve eshte se duan te duken origjinale me ide te kopjuara (te pakten keshtu e shoh une)
    Une per ate emision qe ju keni shkruar me lart, kam degjuar per here te pare nga nje miku im dhe me tha sikurse keni shkruar dhe ju se e ka kopjuar ne menyre ekzakte, ne detaje dhe sot Zone e Lire eshte nje nga emisonet me te ndjekura ne Shqiperi dhe hapesirat per spote ne te jane shume shume te shtrenjta per vet faktit te audiences se larte dhe te larmishme (faktikisht ndiqet nga grupmosha te ndryshme dhe nga individe me formim te ndryshme profesion e kulturor)
    Bashkohem me ty ne kritiken drejtuar Arjanit por jo aq te ashper pasi vet fakti qe e ka kopjuar ne menyre ekzakte dhe ka arritur ta bej shume te sukseshme eshte per tu komplimentuar.
    Nga ana tjeter cdo individ me ide te reja ka ekskluzivitetin dhe avantazhin e qenurit i pari ne treg me ate ide por kjo nuk zgjat pergjighmone te tjere do kopjojne idene e tij, ndoshta jo ne menyre ekzakte por dicka te perafert aq shume sa ta bejne idene fillestare te humbase avantazhin fillestar.

  2. Doja t’i terhiqja veshet E.H. dhe Gjergjit per mos redaktimin e shkrimit. Gjen shume gabime ortografike ne te, gjera qe mund t’i falen nje komentuesi, por jo artikullit kryesore te blogut.

  3. … mos mi terhiq fort se jam tip delikat …sidomos nga veshet…

    Gjithsesi, kerkoj falje per gabimet …e kisha nga emocjonet e shkrimit.

    Best Regards

  4. A nuk te duket qe per me shume Arjani i ngjan nje cik ose perpiqet ti ngjaje Ardisson-it ?
    Ne fakt jo per imitimin por me shume per zgjedhjen do te deshiroja qe te ishte nje emision tjeter francez por nejse sic e dime te gjithe jane spektatoret qe percaktojne respektin (dhe edukimi i spektatoreve nga media, cfare pyetjeje idjote e?)
    Edhe une shpesh zgjedh te shkruaj nje artikull kur nuk kam shume kohe edhe pse bej plot gabime. Me vjen shume turp pastaj kur e rilexoj. Kritikat jane te mirepritura dhe shpesh e korrigjoj kur kam me shume kohe.

  5. Çani eshte tip! Emisioni i vjedhur ose jo eshte nje emision i vecante.

    Emisioni eshte shume i vecante, ndoshtas jo ne lartesine e emisionit francez nga ku Cani mund te kete marre gjithcka.
    Nuk mund te shahet si emision per nga niveli, krahasuar me emisione te tjera. Si Fix Fare, Bla-blal etj…
    Do kisha shume deshire ta ndiqja, pamvaresisht mungeses se kohes qe me mungon ne oraret e transmetimit.

  6. Pyetja eshte,
    nje drejtues emisjoni qe imiton nje tjeter deri ke presja me e vogel, mos ndoshta mungon ne personalitet???

    Ai shume mire mund te kishte kopjuar emisjonin por jo drejtusin, dmth ta kishte personalizuar.

  7. erratum : doja te thosha qe jane spektatoret qe percaktojne zgjedhjen (dhe jo respektin, nuk ka kuptim)
    lidhja dimir nuk punon, eshte normale ?

  8. Arjani ne fakt ka gjetur vetveten ne kete emision sepse kishte kohe qe ishte ne kerkim te ketij lloj personaliteti provokativ. Doja te dilja te “Klani i Nates” , emisioni ne radion KLAN i cili pati shume buje nga menyra e drejtimit dhe e temave, gjithashtu dhe nga menyra provokuese e komunikimit

  9. ej, po naj website ka ky francezi, se edhe websitin Arjani e ka pak si te ndryshem ne stil http://www.zonelire.com

  10. Sa shume qe qeka habitur kritikuesja e emisionit.

    Kopjimi i emisioneve neper shetet e ndryshme te botes eshte gjeja me normale…

    Mjafton qe te shohesh 90% emisioneve Italiane jane kopje te atyre amerikane. “La Ruota dela Fortuna”? — Give me a break!!!

    Po “Who wants to be a millionaire” qe fillimisht nisi ne Angli dhe ne nje kohe pati 62 versione ne Shtete te ndryshme te botes!

    “Tout le Monde en Parle” eshte emisjoni me i ndjekur ne Quebec, te Kanadase gjithashtu, megjithese eshte kopje e Francezit, po njerezit nuk i shikon te skandalizohen, me gjithe titullin IDENTIK…

    Pra kopjimi i emisioneve eshte normal. Arjan Cani eshte tip kapsolle qorre. Une e kam pas ndejkur shume e shume vite me pare kur kishte nje emision ne radio vone naten…

    Shpresoj qe emisioni te kete brume e te kontribuoje per sensibilizuar opinonin per ceshtjet aktuale ne Shqiperi…

  11. Flo, hidhi nje sy ketu

    http://toutlemondeenparle.france2.fr/thierry/thierry.html

    (ke menuja ne fillim te faqes ke nje link SAMPLER …ku del tastjera e pjanos ku mund te zgjedhesh muziken, dmth…te njejten muzik)

    Ky emisjon nuk jepet me, si rrjedhoj e nje konflikti midis Televzjonit France 2 edhe Thierry Ardisson.

  12. Lawman,

    Ne fakt, ky emisjon eshte kopjuar na Kanadezet edhe Libanezet…perveç Shqipetareve (nuk jam ne djeni per vende te tjera),
    mendoj se nuk mund te krahasosh nje talk show si ky (qe per mua talk show-t ngelen gjithsesi nje krijim personal sepse nuk ndjek thjeshte nje aks por ka nje personalizim dhe origjinalitet ) me emisjone boterore si La ruota della fortuna apo Big brother qe jane si me thene… efekte mase.

    Gjithsesi, un personalisht mendoj se drejtusi shqiptar mungon ne origjinalitet dhe nuk me duket se ka shtuar diçka me shume, apo se ka dhene nga vetja…

  13. E.H.

    Me duket naiv fakti qe refuzon te krahasosh The Wheel of Fortune me Tout le Monde en Parle, sidomos duke konsideruar titullin e kesaj faqeje: Konsumerizem.

    Te gjithe emisionet pa perjashtim duke perfshire edicionet e lajmeve te CNN-it kane nje dhe vetem nje qellim; numrin e shikuesve. Numri i shikuesve do te thote biznes, dhe para, pra arsyeja per te cilat stacionet televizive ekzistojne.

    Ate qe ti e quan “mungese origjinaliteti”, une e shikoj si iniciative. Nje vend me 3 milion banore nuk mund te kete taletin dhe potencialin e nje vendi me 60 milion si Franca e Italia, apo 300 milion si Amerika.

    Ne fund i qendroj pikes se pavaresisht nga ngjyra e studios dhe veshjes se Arjan Canit, ajo qe ka rendesi eshte permbajtja. A ka me te vertete “brume” emisioni.

    Tout le Monde en Parle versionin Kanadez (pra te Quebecut) qe te permenda me lart, e shoh te djele per te djele rregullisht, dhe eshte goxha interesant. Fakti qe eshte nje ide e kopjuar nuk i heq aspak vlera, sepsen trajton ceshtje aktuale, dhe mbi te gjitha qe kane rendesi per vendasit ketu.

    Eshte shume kollaj te kritikosh, dhe shume veshtire te krijosh dicka me vlere…

  14. ne fakt po komentohet duke e pare ne dy pole te kunderta. nuk eshte kaq e prere me thike.
    emisionet mund te kopjohen, puna eshte te jene nje kopjo e bukur dhe e vlefshme

  15. nuk eshte hera e pare qe nje televizion shqiptare kopjon nje emisjon nga te huajt psh emisjoni fiks fare ne itali quhet striscia la notizia dhe ka 19 vjet histori dhe kur vjen puna shqipetaret e kan kopiuar

  16. ato te fiksit e kane deklaruar vete qe ne emisionin e pare qe eshte kopje e mire e stricia-s, madje per realizimin kane kontribuar dhe vete organizatoret e stricia-s

  17. meqe jemi te tv klan, shikoni pak wesitin zyrtar http://www.tvklan.com/
    mos humbisni rastin, sidomos per gjergjin do sherbente si frymezim per nje artikull tjeter

  18. Ja fut kot or baco. Arjani eshte Cari ne kete emision le te vazhdoj se megjithate, ka dicka dhe shume dicka te mire. suksese!

  19. hi cani mir jomo si ja kalon mir

  20. wow sa me ka munguar ky blog 🙂

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>