Twittering

Para nja 1 jave ftuam nje kompani PR nga Boston te bente nje prezantim rreth teknologjive te reja dhe perdorimit te tyre ne fushen e marketingut.  Gjate prezantimit u diskutua per blogjet, Myspace, Facebook, …fenomenin Google Adsense qe revolucionoi menyren e reklamimit online.

Ne prezantim e siper, njeri nga prezantuesit pyet: Sa nga ju perdorin Twitter?  Asnje nga ne nuk reagoi.  Sic duket, prezantuesi e priste heshtjen, dhe me entuzjazmin e nje adoleshenti vazhdoi te fliste se sa kohe ne dite harxhonte duke ndjekur rreth 150 veta ne Twitter, e sa kohe harxhonte ne dite duke “twittering.”

Menjehere pas prezantimit hap nje llogari ne Twitter, edhe pres qe si me magji te me hapet nje bote e re, interesante, interaksioni me njerez.   Qe kur kam hapur llogarine, s’ka patur shume levizje.  Ndoshta nuk di ta perdor akoma, por s’po arri te kuptoj disa gjera:

– Cfare ndryshimi ka i shkruari ne Twitter ndaj “Status Update” ne Facebook?

– Si komunikohet me dike tjeter, pa bere nje mesazh publik per te gjithe rrjetin?

– Kush eshte qellimi i Twitter  — se akoma s’po e kuptoj?!



5 Responses (Add Your Comment)

  1. Mua më ngrihen nervat sa herë dëgjoj për Twitter. Në lidhje me pyetjet:
    1. Ndryshimi është që është faqje tjetër dhe përdoret për më shumë se “status”
    2. Kjo s’është e mundur, shiko pikën tjetër.
    3. Qëllimi është komunikim një-me-shumë. Është thjesht si puna e tellallit por në Internet. Gjithashtu mund të ndjekësh të tjerë. Përfitimi vjen nga ata që ndjek. Mund të ndjekësh njerëz që të bëjnë për të qeshur, celebrities, apo ata që rrijnë dhe merren me lajme (teknologjie, marketingu, etj) për të mos u lodhur vetë. Nga ana marketingut mund të mbledhësh blerës por duhet të kesh diçka interesante për të thënë përveçse bli bli bli.

  2. Pse te ngrihen nervat kur degjon per Twitter?

  3. Vidjo e lezetshme. Vallai kisha kriju pershtypjen qe ashtu ishte sic thot vidjo.

  4. Është folur shumë për të, për më tepër ka mbi një vit. Plus tani po i futen edhe celebrities…bleh

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>