Ujku: "Po ik e Kesulkuqje se s'po na le me dh* rehat!"

Kush ka perdorur banjot neper USA apo neper evropen perendimore, s’besoj se do i kete shpetuar reklamimeve neper dyer, mure, pasqyra, ..e deri tek letrat e banjos. Bile kur po e shikoja mu kujtua ai barsaleti me Kesulekuqjen qe s’po ja varte ujku, e kjo i shkonte vazhdimisht me e pyt ca kishte. Me ne fund ujku i thote “Po ik e Kesulekuqje se …..” (ja dhe titulli i artikullit.) Po e verteta eshte qe na jane bere reklamat me keq se Kesulekuqja ujkut. Por a jane reklama te tilla intrusive apo efektive ?

Ne nje kerkim qe u be nje Angli, u vu re se ne disa raste rritja e shitjeve kishte arritur edhe 500% pas reklamimit neper banjo. Per shembull, nje studim mbi rinine dhe klubet e nates thote qe nje i ri i zakonshem, gjate kohes qe eshte ne nje diskoteke, shkon ne banjo 2.5 here. Pra i bie qe cdo here per nje periudhe prej 2-5 minutash, vemendja eshte krejtesisht e perqendruar tek reklama qe ka perballe (se vallai me pa anash se ca po bojn te tjeret, sikur s’shkon.)

Por nga ana tjeter, keto reklama kane disa vecori qe eshte zor ti gjesh ne menyra te tjera reklamimi. E para, eshte reklamimi krejtesisht i ndare nga ana gjinore. Psh, nese do te reklamosh dicka vetem per femrat, e reklamon ne banjon e femrave. Dicka per meshkujt, ne ate te meshkujve. Pra nuk ka efektin e “spill-over” ( spill-over = derdhje, shperhapje. Ne rastin tone mund te perkthehet: perhapjes se informacionit aty ku s’duhet.)

Ja mua me pelqen shume kjo reklama e makines Mini Cooper. Po ta vini re mire, siper banjos eshte fotografija e makines dhe teksti qe shkruan “Provo aftesite e tua te manovrimit.” Brenda ne banjo jane disa kone portokalli qe zakonisht perdoren per te testuar manovrimin e makines midis tyre. Por ne rastin e banjos se meshkujve, i bie te testosh manovrimin e ….. Pra, jo vetem qe i terheq vemendjen klientit te mundshem, por ja ngulit ne mendje reklamen duke e bere ate pjesmarres ne “eksperiencen” qe krijon reklama. (E kam te qarte qe ne keto momente po mendoni “Gjergj, …na e shpife!” …por realiteti eshte qe kjo lloj reklame funksionon! …s’kam c’ti bej une!)

S’mbaj mend nese kam pare reklama te tilla ne Shqiperi, por nese s’ka …ka ardhur koha te vendosen!

Gjergj Dollani



Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.