– Une e vrava kamerierin!

– ..pse e vrave?
– Se s’tregoi pike respekti per mua si klient!
– Pse, c’beri?
– Po ja, sa u afrua tek tavolina ime, nuk tha as “mirmengjes,” as “mire se erdhet,” por me nje ton shume urdherues me tha “he cuno, ca do?” E para, mund te jem i ri, po s’e kam emrin “cuno.” Nuk pres as te me therrasin zoteri. Por sidoqofte, nje “miremengjes, cfare deshironi?” s’besoj se eshte shume e veshtire.
– Po pastaj c’ndodhi?
– Porosita nje kafe dhe nje uje pa gaz. Me solli kafene e s’me solli ujin. Po e solli me vrap ama ..s’pata kohe as te ngrej koken per ta pare kur erdhi e kur iku. U mundova t’ja beja me shenje here pas here — hic! Shyqyr zotit, keta dreq s’kane as ndonje steme me emrin, keshtu qe e therrita: “O cuno, te lutem pak ujin.” Kamerieri, ktheu koken nga une, dhe me pa sikur e kisha une fajin qe ai harroi ujin. ..e nejse, me sjell ujin, dhe per dreq ishte uje Tepelena me gaz. U mundova ta therrisja prap “…o cuno, t’lutem t’tash uje pa gaz!” Ai as s’ma ve veshin fare, po vazhdon pastron tavolinat. “Hej dreq” thash me vete, po me vjen te cohem t’iki fare.
– ..he edhe, pastaj?
– U mundova edhe nja dy-tre here t’i terhiqja vemendjen, hic. Per fat me kalo prane, dhe e preka ne krah. “Me fal, te kerkova uje pa gaz.” Ai m’u kthye, “Po duro e vlla se kom pune!” S’po merrja vesh, kush kishte me urgjence, pastrimi i tavolinave, kur kafeneja ishte gjysem bosh, apo une si klient ne ate moment. Pas nja 5-6 minutash kthehet me ujin, edhe duke u larguar me thote: “He re, do nai gjo tjeter apo je rehat tashi?!” Aty, u cova ne kembe, mora lugen e kafese ne dore dhe ….e vrava!

Eshte shume shqetesues niveli i sherbimit ne dyqane, kafene dhe restorante ne Shqiperi. Nuk dua te perfshij ketu te gjitha, sepse ka pasur plot vende ku me te veretet sherbimi ishte jashtzakonisht i mire, dhe kamerieret ose shitesit ishin shume te sjellshem. Por, ne pergjithesi nuk eshte gje e rralle te trajtohesh pa pike respekti neper keto pika sherbimi.

Mendoj se zgjidhja e problemit eshte futja e sistemit te bakshishit qe funksionon ne Amerike. Atje, kamerieret pagohen rreth $2-3/ora (rroga minimale me ligj eshte $5.15/ora) dhe pjesen tjeter te rroges jane te detyruar ta plotesojne me bakshishet qe marrin. Si rrjedhim, jane te detyruar te ofrojne nje sherbim me cilesi te larte, nese vertet duan te bejne para. Gjithashtu, klienti eshte edukuar te lere rreth 10-15% te fatures ne bakshish ..por shuma varet nga kenaqesia qe keni ndjere ju nga sherbimi. Nese nuk te pelqen sherbimi, s’le asgje. Kamerieri/ja e kupton vet qe keni mbetur i pakenaqur, dhe e ka te detyruar te ndryshoj qendrim, se me $2-3/ora nuk jetohet!

Gjergj Dollani

konsumerizem101.com



6 Responses (Add Your Comment)

  1. Gjergj, E lexova me vemendje artikullin e kamarierit. Ke te drejte…por mos harro se kush eshte i zoti i lokalit…sepse ne disa kafe, restorante se kam qene ne Durres e Tirane ishte pershendetja por jo buzeqeshja…nejse por kafja e uji erdhen ne rregull…
    R.Marga

  2. Qarte, ka te bej shume kush eshte pronari i lokalit edhe arysjet per hapjen e lokalit. Si njeri me eksperience ne fushen e manaxhimit, pe ne Shqiperi ndonje gje qe mungonte, e mund te hapej (persa i perket restoranteve e lokaleve)?

  3. e goditur por jo per realitetin tone.Nuk jemi aq te emancipuar sa te kuptojn batuten.

  4. Une ne dyqanin tim kam shkruar me cercaf.SOT ME LIRE SE DJE NESER KISMET.o zot sa ka goditur.

  5. sa per kamarierin ka te drejt .KLIENTI ESHTE MBRET.por nje shprehje thot:PUNA DO TE ZOTIN.

  6. kurse ktej eshte nje shprehje qe thote: “Klienti eshte mbret, por po e le t’boj ca t’doj, do t’varrosi persgjalli!”

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.