WOW!! Sihariq!

logo_biznesi1.jpgSot, vura re dezajnin e ri te gazetes Biznesi (http://www.biznesi.com.al) Zakonisht e evitoja faqen e gazetes dhe shkoja direkt tek blogu se trajton tema interesante, sidomos per faktin qe kane te bejne me biznesin ne Shqiperi.

Nejse, te mos zgjatem. Biznesi ka vendosur te perziej artikuj falas dhe artikuj “premium” me abonim. Kjo ide me duket shume me e mire sesa ajo e para qe kerkonte abonim per cdo gje. Kam besim se kjo menyre do funksjonoj shume me mire. Bile, bile, po t’marr veten time si shembull, mendoj se ideja me e mire per te perfituar ne kete model te ri biznesi eshte te kerkosh para per artikull. Pra jo abonim por cmim per artikull. Mua per shembull me intereson vetem 1, 2 ose 3 artikuj ne jave. Por fakti qe duhet te paguaj per gjithe muajin, me shtyn te mos abonohem. Po te kisha mundesin te paguaja vetem per artikujt qe doja te lexoja, do paguaja me shpesh. Sikur 1$ per artikull, 15 artikuj ne muaj, i bjen 15$. Kur merr parasysh edhe “convenience” e ketij lloj sherbimi, ne nje periudhe afatgjate, fitimi do jet me i madh sesa abonimi mujor, edhe sikur te jete 30$ ne muaj.

…bahhhhhh dua pjesen time t’fitimit tani, per sugjerimin.! 😀



7 Responses (Add Your Comment)

  1. …qamet shtrenjt…
    nga ana tjeter kuptohet, personat qe lexojne kesi gjerash kane nje fare niveli ne te gjitha kuptimet….keshtu qe dhe mund tja lejojne vetes …

    ata thone se 60% e artikujve jane falas, por sma ha mendja qe me interesantet dhe te nevojshmit futen ke keta 60%…mnjf me duket pak si me te futme…

  2. ..mu s’m duket me t’futme, n’fund t’fundit s’kan dal me bo sevap — stafi do pagu.

  3. Pershendetje te gjitheve

    Jam kryeredaktorja e faqes Biznesi Online dhe do doja te falenderoja shume zotin Gj. Dollani per komentin qe ka shkruar. Faqja Biznesi eshte ne ndryshim jo vetem ne disajn por edhe ne permbajtje. Eshte e vertete qe 60% e lajmeve jane falas dhe 40% jane me pagese.

    Ne mirepresim sygjerimet dhe vrejtjet tuaja.

    Edhe nje here faleminderit…

  4. 1 muaj abonim ne Biznesi Online ($12.00)
    3 muaj abonim ne Biznesi Online ($34.00)
    6 muaj abonim ne Biznesi Online ($66.00)
    1 vit abonim ne Biznesi Online ($119.00)

    ….Une vazhdoj te mendoj qe eshte shtrenjte…

    Maksimumi qe paguaj une, jo per 1 por per 2 revista ekonomike, per gjith vitin, qe mi sjellin edhe cdo muaj ke kutia postes eshte me pak se 65 euros…

    Po ja psh, mua me interesojne 2 artikuj nga ata me pagese…dmth qe mua kjo do me kushtoj minimum 12 usd…
    …Ose keto 3 muajt e fundit kam qene shume e zene…skam pasur kohe…me kan ikur kot 3muaj nga pagesa vjetore…

    Them se ideja jote qe te paguhash per artikull qe lexon nuk eshte e keqe…biles eshte qamet e mire….me interesante per klientet….dhe jo shume per gazeten…
    Tani ca eshte me e mire …te keshe pak klient qe paguajne shtrenjte, apo shume klient qe paguajne lire…???

    Gjithsesi jam dakort me ty Gjergji, skan dal me bo sevap edhe stafi duhet paguar…

  5. Nuk jam i qarte per dicka. S’e kuptoj rolin e blogut tek faqet e Biznesit. E kam te qarte qe ideja eshte qe te ngjalli nje far diskutimi, ..dhe si rrjedhim te rritet rikthimi i vizitoreve ne faqe, por m’duket si nje hap ekstra te cilin vizitoret s’para po e bejne (bazohem thjesht nga pjesmarrja ne blog ..mesatarisht 3 pergjigje per artikull.)

    Nje pjese e temave te blogut jane riciklim i artikujve te gazetes, dhe nuk perfshijne asnje opinion apo mbrojtjen e nje ane ose tjetre.

    Them se po te organizohej ndryshe faqja, do kishte shume me shume pjesmarrje.

  6. qenka me shtrenjte se “The Economist”

  7. jam mesuar me parimin ;qe cdo sherbim ka pagesen e vet;ndersa vlera monetare pastaj ka shkallen e vet,

Leave a Reply

Formatting: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Other Entries

Rreth konsumerizem.com

konsumerizem.com eshte blog qe diskuton kryesisht tema rreth marketingut dhe sjelljes se konsumatorit. Artikujt (c) Gjergj Dollani.